Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Ska ndryshime në pozicionimin e forcave në Kosovë

6 Mars 2025 | 10:39

Për më shumë se 25 vjet, misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka garantuar sigurinë në rajon. Por, mes sinjalizimeve nga zyrtarët amerikanë për një zvogëlim të mundshëm të pranisë ushtarake në Evropë, lindin pyetje mbi fatin e trupave amerikane në Kosovë dhe nëse administrata e presidentit Donald Trump mund të kërkojë favore në këmbim të mbajtjes së tyre.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se aktualisht nuk ka ndryshime në pozicionimin e forcave. Megjithatë, ish-zyrtarë të NATO-s paralajmërojnë se Kosova duhet të përgatitet për çdo skenar, sidomos në një kohë kur tensionet në Ballkan mbeten të larta.

Misioni i KFOR-it në Kosovë filloi në qershor të vitit 1999, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës, e cila detyroi tërheqjen e plotë të forcave serbe. Fillimisht me rreth 50.000 trupa, sot numri i ushtarëve të KFOR-it është reduktuar në rreth 4.600.

Ish-zyrtari i lartë i NATO-s, Jamie Shea, thekson se presidenti Trump mund të ketë një qasje transaksionale ndaj misioneve ushtarake, duke kërkuar lëshime politike nga Kosova në këmbim të vazhdimit të pranisë ushtarake amerikane.

Nga ana tjetër, ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, vlerëson se Kosova nuk është ende në gjendje të mbrohet e vetme, duke e bërë praninë e KFOR-it jetike për sigurinë e vendit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026