Zbardhen detaje nga marrëveshja e PD me aleatët, qarku ku do të garojë Ilir Meta

6 Mars 2025 | 16:07

Partia Demokratike po shkon drejt finalizimit të listës së kandidatëve për deputetë dhe paralelisht edhe pozicioneve që do të jenë të rezervuara për partitë aleatë.

Në bazë të marrëveshjes së shpallur për koalicionin “Për Shqipërinë Madhështore”, Partitë Aleate kryesore do të kenë 8 vende të sigurta në listat e 12 qarqeve.

Burime bëjnë me dije se kërkesa për 4 kandidatët e Partisë së Lirisë ka qenë për të pozicionuar, dy Erisa Xhixhon dhe Tedi Blushin në Tiranë. Ndërsa dy emrat e tjerë Edmond Haxhinasto në Elbasan, dhe surpriza, kandidimi i Ilir Metës në qarkun e Fierit. Mësohet se kandidimi në Fier është kërkuar vetë nga Presidenti i Partisë së Lirisë.

Sakaq, janë ende në negociata e sipër kandidatët e 3 partive të tjera, PDIU, PR DHE PBDNJ, në një kohë që PAA e ka shpallur prej kohësh që do e ketë kandidatin e saj në qarkun e Durrësit.

Ndërkohë, marrëveshja e PD me aleatët nuk është vetëm për listat e mbyllura, pasi burime bëjnë me dije që kandidatë për deputetë ato do të kenë në listat e hapura, në bazë të peshës elektorale të gjithsecilës. Po në listat e hapura, pritet të ketë vende të rezervuara në disa qarqe për partitë e tjera të vogla që i janë bashkuar në koalicion PD-së.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 22-të e protestës, disa qytetarë me çadra plazhi prej mëngjesit para Kryeministrisë (VIDEO)

Kjo e diel shënon ditën e 22-të të protestës në Tiranë, ndërsa ndryshe nga ditët e tjera, disa prej tyre mengjesi i gjeti aty pasi...
12:55 | 21/06/2026

Banorët shembin rrethimin në Kakome (VIDEO)

Banorë të Nivicës, Shën Vasilit, pronarë të tokave në Kakome, të mbërritur nga qytete të ndryshme të vendit dhe emigrantë kanë protestuar këtë të diel...
12:53 | 21/06/2026

Dalin pamjet e incidentit, një vajzë me maskë shkul flamurin e Izraelit te ambasada në Tiranë

Këto janë pamjet e momenteve kur një vajzë e maskuar ka shkulur flamurin e Izraelit në Ambasadën e këtij shteti në Tiranë gjatë orarit kur...
12:05 | 21/06/2026