Rreth 250 mijë shqiptarë votojnë në 11 maj, Celibashi: Buxhet shtesë 7,5 mln euro

7 Mars 2025 | 10:57

Regjistrimi i votuesve të diasporës u mbyll zyrtarisht 2 ditë më parë më  294 155 individë që shprehën interesin për t’u regjistruar, nga të cilët 245 975 arritën të regjistrohen. 48 180 zgjedhësve nga jashtë nuk iu është pranuar kërkesa për regjistrim.

Kryekomisioneti Ilirjan Celibashi në një komunikim me mediat nga KQZ të premten tregoi se buxheti shtesë për votën e diasporës i aplikuar për herë të parë në një palë zgjedhje në Shqipëri përllogaritet të kushtojë rreth 7.5 milionë euro.

Kjo shifër sipas tij, pasi numri i të regjistruarve i kaloi pritshmëritë që ishin tek rreth 100 mijë dhe pasi qeveria vendosi të paguajë për postën në marrjen dhe dërgimin e zarfit me fletën e votimit nga emigrantët.

Celibashi paraqiti disa të dhëna interesante për votuesit e diasporës, ku rezulton se votuesi më i vjetër i regjistruar është 98 vjeç, ndërsa një shtetas ka aplikuar 25 herë përpara se të arrinte të regjistrohej.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026