Avokatët e Veliaj: Procesi abuziv, filloi me një vetting 20-vjeçar
Avokatët e çështjes së kryebashkiakut Erion Veliaj zhvilluan këtë të premte një takim informues me gazetarë e përfaqësues të medias.
Ata janë shprehur se procesi ndaj kryebashkiakut ka nisur me një vetting të shtrirë në periudhë 20-vjeçare.
Avokati Maks Haxhia tha se masa e dhënë ndaj kryebashkiakt të Tiranës është e tejkaluar dhe abuzive.
“Kërkuam të prononcohemi për disa probleme që mendojmë që janë keqpërdorur. Në informacionin që i është dhënë publikut ka mangësi nuk është informacion i plotë dhe i janë dhënë vetëm pasazhe. Precedent jo ligjor fillimin e procesit nga një anonimat. Ky proces ka filluar nga një vetting që i është bërë Veliajt në një periudhë prej 20 vjeçare nuk ka ndodhur ndonjëherë. Është një praktikë abuzive plus anonimatin që ka bërë kallëzimin. Në nuk konstatojmë një ngjarje dhe as një kallëzim te një personi të dëmtuar. Masa është e tejkaluar dhe abuzive se është aplikuar ndaj kryetarit person tre herë i mandatuar. Nuk ka asnjë kusht në kodin e procedurës penale për një masë të tillë. Gjykata e Strasburgut ka tërhequr vëmendje që masa e arrestit në burg duhet të jetë masë e jashtëzakonshme. Marrja e një mase te tillë në prag zgjedhjesh është jo në dobi te çështjes por mund të hamendësojë secili për shkak te kohës afër zgjedhjeve”.
Avokati është shprehur më tej se edhe masa e marrë ndaj bashkëshortes së Erion Veiaj, Ajola Xoxës është një masë e paprecedentë. Avokati u shpreh se tabloja financiare nuk është hedhur e plotë, ndërsa në dosje ngrihen aludime për abuzime por nuk specifikohen, siç ishte sipas tij avokatit lëvizja me Charter ku nuk specifikohet që nuk ka qenë charter individual.
“Edhe masa për Ajola Xoxën është e paprecedentë. Është hedhur jo e plotë tabloja financiare. Për shembull financimi i OJF që nuk është dhënë i plotë. Një abuzivitet tjetër është lëvizja me Charter por nuk specifikohet. Por janë charter me 200 pasagjer dhe jo individual. Edhe vila në bregdet. Është provuar se i përket prindërve të Ajola Xoxës”.
Avokati Haxhia u ndal më tej edhe në qëndrimet dhe reagimet e ashpra që kryebashkiaku ka pasur ndaj prokurorit të çështjes Ols Dado. Sipas Haxhias, Dado ka konflikt interesi me Veliajn dhe do duhet të tërhiqet nga çështja.
“Lidhur me qëndrimet Veliaj-Dado. Veliaj me të drejtë thotë se ka konflikt interesi me prokurorin Olsi Dadon. Sipas procedurave në këto raste duhet të japë dorëheqjen nga çështja. Nuk kishte pse çështja të kalonte në konflikt. Ne kemi vënë në dijeni autoritetet përkatëse për ta zëvendësuar. Ne sot për sot nuk kemi asnjë dijeni për ndonjë akuzë te re për Erion Veliajn. Vetë Veliaj ka thënë se ka kërkuar leje dhe nga leja ka kërkuar shtesë kati dhe aty lindi debati për Ols Dadon. Po te kishte konflikt interesi do reagonte edhe për Dumanin por nuk është bërë”,-tha Haxhia.
Të njëjën gjë deklaron edhe avokati Ermir Beta i cili është shprehur se Ols Dado është i njëanshëm në këtë çështje.
“ Veliaj ka shfaqur edhe vetë konfliktin e interesit. Kjo kërkesë ka qenë verbale dhe shkaku ishte konflikti i interesit për një leje ndërtimi. Në mungesë të një përgjigje aty për aty, ne si mbrojtje kemi formalizuar kërkesën përjashtimin e Ols dados apo zëvendësonim. Kemi shtuar edhe pjesë ku ne e shiko Ols Dadon si të njëanshëm. Akoma s’kemi marrë një përgjigje. Vetëm për Veliaj mund të flas. Do ndjekim të gjitha hapat. Volumi është me 66 fashikuj ku një fashikull ka afro 400 faqe. Veliaj ka qenë bashkëpunues gjithmonë. Nuk ka intimiduar asnjë dëshmitar. Me datë 10 shkurt i është njoftuara masa dhe sapo iu dha mundësia bëri kërkesën për zëvendësimin e Ols Dadon. Nuk mund te flitet në parim për një intimidim të një hetuesi të BKH. I cili të nesërmen vjen dhe merr të gjitha dokumentet që i duhen”,-tha avokati Ermir Beta.
Avokati Beta u shpreh më tej se nuk nëse prokurori Ols Dado nuk do të tërhiqet nga çështja avokatët do të ndjekin qasjet ligjore.
“Ne nuk kemi asnjë pretendim. Do kemi qasje ligjore, nëse nuk ikën Ols Dado. Ne presim vetëm rrugën zyrtare.
Avokatja e biznesmenit Abule, Romina Zano ishte gjithashtu e pranishme në këtë takim informues. Ajo u shpreh se:
“Masa për Abulen është e paarsyetuar. Nuk ka asnjë minimum indiciesh për të krijuar dyshime. Nuk plotëson asnjë kusht për ta lënë në arrest me burg. Masa ekstreme bie ndesh në praktikën e gjykatës për te drejtat e njeriut. Sipas prokurorisë pagesat e Abules janë fiktive dhe shërbimi nuk është kryer. Por prokuroria nuk ka asnjë provë pse mendohet se ky shërbim nuk është kryer”.
LEXONI GJITHASHTU:
Golem kthehet në epiqendër turistike, rritje rekord e qirave afatshkurtra
GJKKO zbardh vendimin: 14 persona shpallen fajtorë për “Pjesëmarrje në organizatë terroriste”
Operacioni “Rrjeti”, Gjykata e Tiranës lë në qeli pa afat katër anëtarët e grupit kriminal
- 16:31 Golem kthehet në epiqendër turistike, rritje rekord e qirave afatshkurtra
- 16:15 Një stuhi e fortë godet Slloveninë, qindra ndërtesa të dëmtuara
- 16:02 Lirohen nga paraburgimi drejtorët e institucioneve serbe në Kosovë
- 15:49 Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
- 15:05 GJKKO zbardh vendimin: 14 persona shpallen fajtorë për “Pjesëmarrje në organizatë terroriste”
- 14:44 Trump paralajmëron: Sonte do të godasim shumë fort Iranin, do të marrim edhe ishullin Kharg