Golemi kthehet në epiqendër turistike, rritje rekord e qirave afatshkurtra
Golemi po kthehet në një nga destinacionet turistike me zhvillimin më të shpejtë në Shqipëri, duke regjistruar rritje të ndjeshme si në kërkesë ashtu edhe në ofertën e apartamenteve me qira afatshkurtër.
Sipas të dhënave të platformës AirDNA, e specializuar në analizën e tregut të qirave afatshkurtra në platforma si Airbnb dhe Vrbo, zona ka shënuar zgjerimin më të fortë të kërkesës dhe një rritje të konsiderueshme të numrit të njësive të listuara gjatë muajit mars.
Gjatë 12 muajve deri në mars 2026, oferta e apartamenteve me qira ditore në Golem është rritur me 34%, duke arritur në rreth 1.400 njësi, nga 1.043 që ishin një vit më parë. Paralelisht, kërkesa ka shënuar një rritje prej 45% në netët e rezervuara, niveli më i lartë i raportuar në vend, një zhvillim që lidhet edhe me hyrjen në treg të pronave të reja turistike.
Në nivel kombëtar, Vlora mbetet me numrin më të lartë të njësive të listuara për qira afatshkurtër, me rreth 10 mijë apartamente aktive, e ndjekur nga Tirana me mbi 5 mijë njësi. Megjithatë, Golemi dhe Durrësi raportojnë ritmet më të shpejta të rritjes së tregut.
Në aspektin e çmimeve, Golemi rezulton aktualisht me tarifën mesatare më të lartë të qirasë ditore në vend, rreth 67.4 euro për natë, duke kaluar Vlorën me 66.6 euro. Megjithatë, krahasuar me vitin e kaluar, çmimet në Golem kanë shënuar rënie, nga 72.1 euro në 67.4 euro.
Durrësi ka regjistruar gjithashtu rritje të ofertës me 28% dhe një rritje të çmimit mesatar në 62.8 euro për natë, ndërsa Shëngjini dhe Shkodra kanë shënuar rritje të kërkesës mbi 30%.
Ndërkohë, Tirana vijon të mbetet një nga tregjet më të qëndrueshme, me normën më të lartë të zënies së apartamenteve, rreth 59%, dhe një çmim mesatar prej 42.6 euro për natë, duke e bërë kryeqytetin një nga destinacionet më ekonomike për qira afatshkurtër në vend.
GJKKO zbardh vendimin: 14 persona shpallen fajtorë për “Pjesëmarrje në organizatë terroriste”
Operacioni “Rrjeti”, Gjykata e Tiranës lë në qeli pa afat katër anëtarët e grupit kriminal
Mbi 100 vite burg për 14 “luftëtarët e ISIS”, familjarët deklarojnë se janë vrarë, drejtësia i dënon në mungesë
- 16:41 Sezoni i verës sjell shtim të rasteve të infeksioneve të syrit, mjekët apelojnë për kujdes
- 16:41 Studimi, testohet terapia gjenetike që synon rinovimin e qelizave të plakura
- 16:37 Bullgaria kërkon më shumë kushte për Maqedoninë e Veriut në procesin e BE-së
- 16:15 Një stuhi e fortë godet Slloveninë, qindra ndërtesa të dëmtuara
- 16:02 Lirohen nga paraburgimi drejtorët e institucioneve serbe në Kosovë
- 15:49 Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor