Lakra e Brukselit në Jagodinë, fermerët vështirësi në shitje: Çmimi i lirë

9 Mars 2025 | 13:44

Shumë fermerë në zonën fushore Bujqës -Jagodinë në Elbasan, janë të vetëpunësuar në serat e tyre.

Në ketë periudhë e kanë orientuar prodhimin tek lakra e Brukselit e cila është mjaft e kërkuar nga tregu i huaj. Familja e Shëfqet Molit, ashtu si shumë familje të tjera në këtë zonë problem kanë çmimin, pasi sipas tyre nuk nxjerrin dot as shpenzimet.

“Situata është shumë e keqe. Kjo bimë do rreth 4 muaj që të dalë për treg, dhe kur vjen momenti që të dalë në treg kjo çmim nuk ka. Ne edhe vjet ishte rastësi që një pjesë u kap me 50 lekë, unë vete e kam shitur me 35 lekë”, thotë një fermer.

Bujqësia është sektor prioritar në Jagodinë. Nga 172 hektarë tokë, 80 hektarë janë vetëm me sera. Mirëpo fuqia punëtore mbetet problem edhe këtu.

Mbi 3 mijë tonë lakër Brukseli eksportohet çdo vit nga zona bujqësore Jagodinë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026