Avokati amerikan i Veliaj nuk lejohet të ndjekë procesin në gjykatë si vëzhgues

11 Mars 2025 | 10:53

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u paraqit këtë të martë në Gjykatën e Apelit të Posaçëm, ku do të shqyrtohet ankimi i tij për masën e arrestit me burg.

Krahas mbrojtjes ligjore të Veliaj, në seancë tentoi të ishte i pranishëm dhe avokati amerikan, Joshua Roberts, i cili është kontraktuar nga Veliaj për të ndjekur procesin.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se avokatit nuk iu lejua të merrte pjesë në rolin e vëzhguesit, siç ishte planifikuar nga mbrojtja e Veliaj.

Avokati mbërriti në Shqipëri të hënën dhe zhvilloi një takim me Veliajn në paraburgimin e Durrësit, ku pati dhe një deklaratë për mediat.

Ai shpjegoi arsyen e vizitës së tij në Shqipëri, ku theksoi se do të vëzhgonte procesin ndaj kryebashkiakut të Tiranës.

Deklarata e Avokatit Joshua Roberts:

“Jam Joshua Roberts, partner në një studio ligjore amerikane që këshillon Kryetarin Veliaj dhe jemi në dijeni për arrestimin e tij prej 10 shkurtit. Kam ardhur në Shqipëri në rolin e vëzhguesit. Sipas Kushtetutës dhe ligjit amerikan, akuzat penale ngrihen vetëm nëse ka një shkak të arsyeshëm, dhe ndalimi para gjyqit mund të ndodhë vetëm nëse ekziston një rrezik arratisjeje ose rrezik për shoqërinë. Procedurat që nuk respektojnë këto parime dhe kriteret e paqarta janë në kundërshtim me ligjin dhe me parimet e demokracisë. Nesër do të vëzhgoj argumentet për apelimin e lirimit me kusht të Kryetarit Veliaj. Nuk do të bëj asnjë koment tjetër për këtë çështje. Faleminderit”, tha avokati Roberts.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026