Shpërthen bombula e gazit, shkrumbohet nga flakët apartamenti

11 Mars 2025 | 15:10

Një banesë në Vlorë është përfshirë nga flakët pas shpërthimit të një bombule gazi.

Incidenti ndodhi në një apartament në një bllok banimi në lagjen “Pavarësia”, pasditen e kësaj të marte.

Fatmirësisht, nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale janë të konsiderueshme.

Efektivët zjarrfikës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë arritur të izolojnë flakët brenda pak minutash, duke parandaluar përhapjen e tyre në banesa të tjera të pallatit.

Autoritetet po hetojnë rrethanat e shpërthimit, ndërsa banorët e zonës janë alarmuar për shkak të flakëve intensive.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026

Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun

Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në...
21:27 | 24/07/2026