Zjarr i qëllimshëm në Dardhas të Korçës, zjarrfikësit izolojnë flakët

9 Mars 2025 | 10:16

Dy vatra të qëllimshme zjarri janë aktivizuar mbrëmjen e të shtunës në njësinë Dardhas midis fshatrave Grunjas dhe Prenisht. Vatrat e zjarrit kishin përfshirë sipërfaqe me bimësi dushku.

Drejt zonës në orët e para të mëngjesit kanë shkuar 15 punonjës nga pyjorja, zjarrfikësja bashkë edhe me banorë të zonës për të izoluar vatrat e zjarrit

Aktualisht dy vatra janë izoluar dhe janë fikur dhe po monitorohen nga afër për të mos lejuar riaktivizimin  e tyre, ndërkohë është duke u punuar në një vatër të tretë në zonën e Prenishtit e cila ka rënë mëngjesin e të dielës.

Sipas të dhënave situata është nën kontroll ndërsa do të kryhen edhe veprimet hetimore për të gjetur personin që ka ndezur qëllimisht zjarret.

Një ditë më parë dy vatra zjarri  ishin aktive në njësinë e Çerravës të cilat janë izoluar dhe fikur pa dëme të mëdha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan

Një konflikt për motive të dobëta në një lokal në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan ka përfunduar me plagosjen e një 59-vjeçari me mjet prerës....
15:22 | 17/07/2026

Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)

Një vatër zjarri është regjistruar këtë premte në fshatin Mifolit të Vlorës. Mësohet se, flakët kanë përfshirë barishte, pemë, duke u përhapur me shpejtësi në...
14:41 | 17/07/2026

Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
13:39 | 17/07/2026