Listat e deputetëve: Shkon në tre numri i kryebashkiakëve të PS që japin dorëheqjen

11 Mars 2025 | 15:49

Kryebashkiaku i Beratit, Ervin Demo, ka dorëzuar dorëheqjen në këshillin bashkiak për t’u bërë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit.

Demo ndjek shembullin e kryebashkiakëve të Tepelenës dhe Matit, Termet Peçi dhe Agron Malaj, të cilët gjithashtu dhanë dorëheqjen për të kandiduar në qarqet përkatëse, Gjirokastër dhe Dibër.

Nga ana tjetër, burime për Euronews Albania raportojnë se kryebashkiakja e Dimalit, Juliana Memaj, nuk do të jetë pjesë e listave të PS-së për qarkun e Beratit, ndonëse ishte përfolur si një nga emrat e mundshëm që mund të linte drejtimin e bashkisë për një vend në parlament.

Pas dorëheqjeve, këshillat bashkiakë do të mblidhen për të caktuar drejtuesit e rinj në detyrë. Sipas ligjit për qeverisjen vendore, nëse një bashki ka më shumë se një nënkryetar, këshilli bashkiak do të votojë për të përcaktuar kryetarin në detyrë. Në rastin kur ka vetëm një nënkryetar, ai do të marrë automatikisht drejtimin e bashkisë deri në zgjedhjen e një pasuesi zyrtar.

Këto lëvizje vijnë pak para përfundimit të afatit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë në KQZ, i cili skadon në mesnatën e 12 janarit. Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar të PS-së, ka shpjeguar strategjinë e përpilimit të listave, duke theksuar se pjesa e mbyllur e tyre do të dominohet nga të rinjtë dhe gratë, ndërsa deputetët me më shumë se një mandat do të garojnë në listë të hapur.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026