PS të riprodhojë rezultatin e 2021/ Çeka: Ja strategjia që duhet të ndjekë PS
Blendi Çeka nga data Centrum, ka analizuar në emisionin ‘Barometri’ sesi Partia Socialiste ka pësuar një rënie mbështetjeje krahasuar me vitin 2021, aq më tepër një parti si PS e cila ka pritshmëritë të jetë vetëm në rritje.
Çeka e quan disi anormale këtë rënie në 1.4% të PS-së dhe në këndvështrimin e tij, shpjegon se cila është sfida më e madhë për PS-në dhe strategjinë që duhet të ndjekë që të arrijë rezultatet e vitit 2021 të cilat ishin më të larta.
”PS në kuadër të një muaji, nga janari deri në fund të shkurtit ka rënë me 1.4% dhe nuk është e zakonshme të biesh në vigjilje të fushatës. Përgjithësisht partitë ose qëndrojnë ku janë ose përmirësojnë mënyrën sesi vlerësohen nga qytetarët, në vetvete është një lloj hemoragjie me 1.4% pak a shumë 11 javë para zgjedhjeve.
Në llogjikën e PS, ka 12 vjet në pushtet, është një parti në qeverisje e konsumuar në vetvete. Si shifër hyn mirë në zgjedhje duke marrë gjithë parametrat e përgjithshëm, por kur bëhet fjalë për prirjen e votës, fakti që ka rënë 1.4% muajin e fundit është një lloj anomalie që ndodh në fushatë dhe është shqetësuese për PS, duhet të kishte alarm në këtë parti.
PS do të riprodhojë brenda Shqipërisë bashkë me diasporën rezultatin e vitit 2021, pra të marrë 48.6% votave të shqiptarëve. Është partia më e madhe në vend e vërtetuar mbi 10 vite. Kur themi e madhe, merr gjysmën e votave të shqiptarëve.
Nga pikëpamja e objektivit politik, PS strategjikisht ka interes të riprodhojë rezultatin e 2021, që do të thotë, ata që kanë shkuar në vitin 2021, të dalin prap të bëjnë të njëjtën gjë. E gjithë sfida për PS-në kjo është. Mund të tentojë të përmirësohet akoma dhe më tepër, por që ky është objektiv strategjik shumë i rëndësishëm”, tha Blendi Çeka.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit