Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve të kontestuara në Kosovë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se në Qendrën për Numërim dhe Rezultate ka përfunduar rinumërimi i 50 vendvotimeve të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.
KQZ-ja mori vendim më herët gjatë javës që 15 nga këto vendvotime të rinumëroheshin për shkak të mospërputhjeve të numrit të nënshkrimeve në listën e votuesve me me numrin e fletëvotimeve brenda në kutitë e votimit të këtyre vendvotimeve.
Ndërkaq, 25 kutitë e tjera i përkisnin komunës së Vushtrrisë pasi kishte “mospërputhje të rezultateve” të kandidatëve për deputetë.
KQZ-ja tha se mesditën e së mërkurës do të nisë rinumërimi i fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë.
Më 5 shkurt, KQZ-ja kishte njoftuar për përfundimin e numërimit të të gjitha votave për zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit.
Pas kësaj, partitë dhe kandidatët kishin mundësi të dërgonin ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Pasi të ketë përfunduar procesi i rinumërimit të votave me postë, KQZ-ja mund të certifikojë rezultatin zgjedhor dhe t’i hapë rrugë formimit të institucioneve të reja të Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti është fituesja e zgjedhjeve, por ajo ka fituar 48 ulëse në Kuvend, të pamjaftueshme për të krijuar vetë ekzekutivin e ri.
LVV-ja ka thënë se ka pak gjasa për bashkëpunim me partitë opozitare dhe ka shprehur dëshirën që Qeverinë ta formojë me partitë joserbe. Edhe partitë opozitare shqiptare janë shprehur kundër bashkëpunimit me partinë e Kurtit.
LEXONI GJITHASHTU:
Kurti: Jemi të gatshëm për komunikim me opozitën
Kryeministri Rama uron 27-vjetorin e Çlirimit, publikon pamje nga hyrja e trupave të NATO-s në Kosovë
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Duhet bërë bashkëpunim me opozitën
- 15:31 Kreu ndërtime pa leje, jepet masa “arrest në shtëpi” për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj
- 15:17 Zvicra do të votojë për një plan që synon të kufizojë popullsinë në 10 milionë banorë
- 15:03 Pakistani: Marrëveshja e paqes SHBA-Iran pritet të finalizohet brenda 24 orëve të ardhshme
- 14:44 Del foto e makinës me të cilën dyshohet se Armand Shaka transportoi dhe më pas zhduku trupin e Eglant Koçit
- 14:37 Vodhën xhirot ditore të 12 bizneseve në Lezhë, arrestohet 21-vjeçari dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori
- 14:03 Goditet skema e tregtimit të sendeve të vjedhura, sekuestrohen 15 kg ar dhe sende me vlerë totale 2 milionë euro në Fier