Ankesat e PDK dhe LDK, KQZ vendos rinumërimin e 50 vendvotimeve në Kosovë

11 Mars 2025 | 16:39

Certifikimi i rezultateve te zgjedhjeve te 9 shkurtit në Kosovë duket se do vonojë edhe disa kohë. Kjo pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, vendosi të hënën që në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve të rinumërohen votat për subjektet politike të 50 vendvotimeve, 15 prej të cilave i takojnë komunave të ndryshme, ndërkaq 35 të tjera vetëm të komunës së Vushtrrisë.

“Janë identifikuar 15 vendvotime, në të cilat ka mospërputhje prej një nënshkrimi dhe dy nënshkrime në listën e nënshkrimeve dhe një apo dy fletëvotime më pak ose më shumë në kutinë e votimit. Këto 15 vendvotime, si rekomandim i këshillit të operacioneve zgjedhore, është rekomanduar që të procedohet për një rinumërim të plotë për të gjitha subjektet politike, të cilat janë të shpërndara në tërë Kosovën. Një rekomandim i dytë është me raport që kemi pranuar për rezultatet e kandidatëve të LDK-së të dalë nga vendvotimet e Vushtrrisë, ka ardhur si rekomandim që 35 vendvotime, për të cilat vërehet diferenca e votave të kandidatëve, të hidhen në rinumërim të plotë”, tha Arianit Elshani, anëtari i KQZ-së.

Procesi i rinumërimit nisi të hënën në orën 16.

“Sekretariati është i gatshëm që sot në ora 16:00 të fillojë rinumërimin e kutive të votimit. Do të njoftohen edhe vëzhguesit e akredituar të subjekteve politike, të organizatave tjera. Sa i përket vlerësimit të kutive të votimit gjatë Kosovës, që janë 177 gjithsej, ju njoftoj se dje më 9 mars 2025 në ora 14:32, ne kemi pranuar vendimin e PZAP-së, pasi që të konsumohet ky afati i ankesave deri në Gjykatën Supreme, nesër mund të fillojmë me hapjen e 177 kutive me qëllim të vlerësimit të fletëvotimeve të pavlefshme, përputhje me vendimin e PZAP-së ose më së voni të mërkurën në mëngjes”, u shpreh Besnik Buzhala, drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike.

Ndërkohë, anëtari tjetër i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga radhët e VV, ka thënë se do të ankohet në Gjykatën Supreme për çështjen e votave me poste nga diaspora.

“Kemi nxjerrë shumë dëshmi, fakte, prova se ai proces është tërësisht i kontaminuar. Ne i kemi të dy afatet në dispozicion, një e kemi afatin me u ankua në vendimin e PZAP-së, sepse e ka hapur derën PZAP-ja ligjërisht 48 orë, por kemi të drejtën që të bëjmë ankesë edhe pas shpalljes së rezultateve përfundimtare”, tha Sami Kurteshi, anëtar i KQZ-së.

Edhe pas më shumë se një muaji nga dita kur qytetarët e Kosovës votuan në zgjedhjet parlamentare, KQZ ende nuk ka arritur që të shpallë rezultatet përfundimtare dhe t’i certifikojë ato.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish pas deklaratës së ministres serbe, Snezana Paunoviç, lidhur me spastrimin etnik në Kosovë. Në një reagim...
22:24 | 17/07/2026

Deklarata e ministres Paunoviç, reagon eurodeputeti gjerman: Pres që ajo të shkarkohet nga detyra

Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler ka reaguar këtë të premte përmes një postimi në “X” lidhur me deklaratën e ministres serbe, Snezhana Paunoviç. Para pak ditësh,...
20:13 | 17/07/2026

Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
13:39 | 17/07/2026