Basha: Kemi listën më të mirë, ata të tjerët po mumifikojnë opozitën

13 Mars 2025 | 12:53

Kryetari i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, e cilësoi listë dinjitoze pa servilë e pazarxhinj, atë të dorëzuar nga subjekti i tij për zgjedhjet e 11 majit.

Në një deklaratë për mediat jashtë ambienteve të Kuvendit Basha tha se ata që pretendojnë se janë opozitë janë përgjigjur me një listë të mumifikuar, “me servilë dhe njerëz që nuk ngjallin entuziazëm”.

“Në listën tonë janë njerëz që shërbejnë, jo njerëz që vijnë për përftime, që kanë qëndruar kundër joshjeve dhe presioneve për t’i shërbyer vendit, njerëz që e kanë ndërtuar jetën e tyre si qytetarë të nderuar. Sot është një ditë lehtësimi për të gjithë ata që së bashku me mua ëndërruam përballë një uragani shpifjesh dhe sulmesh që të mos ishim në zgjedhje, por ne kemi një fuqi të padukshme, jemi këtu për t’u shërbyer qytetarëve shqiptarë. Ata të tjerët po mumifikojnë opozitën por jo votën opozitare. Nga ana tjetër kemi listën e Ramës që është lista e hallit, ka bërë një superfasadë pas të cilës fshihet organizata më e inkriminuar e Ballkanit. Për fat të keq ata që pretendojnë se janë opozitë janë përgjigjur me një listë të mumifikuar, njerëz që nuk ngjallin entuziazëm, janë të dëshpëruar dhe shihini në rrjetet sociale se sa të dëshpëruar janë. Të dëshpëruarve u bëj thirrje se kanë Demokratët Euroatlantikë, të na votojnë ne. Kemi listën më të mirë”, tha Basha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Taulant Balla: Kërkesat e protestuesëve u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas publikimit të kërkesave të grupit organizator të protestës, teksa etiketoi ish-luftëtarin e UÇK-së,...
21:51 | 22/06/2026

Dita e 23-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë në ditën e 23-të të protestës, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën më pas marshimin...
21:34 | 22/06/2026

Aktivisti: Nuk ka ultimatum për dorëhqjen e Ramës, vetëm diskutime në rrjetet sociale

Aktivisti Andi Tepelena ka deklaruar në një lidhje live për emisionin “Now me Erla Mëhillin”, nga sheshi para Kryeministrisë se grupi koordinues ka ndërmarrë, sipas...
21:20 | 22/06/2026