Deputeti i PS, Ndreca: PD ka nevojë për rinovim, ja strategjia që ka zgjedhur PS
Plarent Ndreca, deputet i Partisë Socialiste por tashmë dhe kandidat për këtë parti në listë hapur, tha në Euronews Albania se në vija të përgjithshme palët politike, kryesisht dy forcat më të madha PS dhe PD, duhet të ndryshojnë. Sipas Ndrecës, nevojën më të madhe për rinovim e ka më së shumti Partia Demokratike.
“Të dyja palët politike duhet të ndryshojnë. Ata që marrin pushtetin do të thotë që janë të suksesshëm dhe se kanë kaq të nevojshme për të ndryshuar pasi kanë ardhur me ekip fiues. Kemi kuptuar që për shkak të faktit që kemi një opozitë të dobët, është e nevojshme të gjenden instrumenta që janë atipik për të arritur në një mënyrë rinovimi që nuk mund realizohet nëpërmjet organizimit partiak. Instrumentat atipik flas për listat zgjedhore, pra të fusësh një të ri, emra të padëgjuar në listat e mbyllura që ai të ketë mundsinë për një përfaqësim në Kuvend që nga pikpamja organizative se kishte marrë dot”, tha Ndreca.
Më tej, deputeti ka shpjeguar se çfarë mënyre ka zgjedhur PS për listat e hapura dhe të mbyllura të kandidatëve në zgjedhjet e 11 majit.
“Ne kemi zgjedhur ndryshe nga PD, që të rinjtë ti fusim në listë të mbyllur që ta bëjmë në mënyrë atipike, të bëjmë në mënyrë të sforcuar rinovimin e listave të PS. Ndërkohë që të vjetrit, pra atyre që kanë eksperiencë organizative dhe politike, ta provojnë secili forcën e tyre politike në listë të hapur, ta provojnë veten në garë dhe kjo besoj është mënyra më e mirë”, shtoi Plarent Ndreca.
LEXONI GJITHASHTU:
- Manjani tregon strategjinë e Ramës dhe kritikon opozitën: Nuk dëshirojnë fitoren
- “Burrë”, Edi Rama poston foton e Thaçit kur ishte për ta takuar babain e sëmurë
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 14:28 Kryeministri Burnham pret në Britani Zelenskyyn në vizitën e tij të parë ndërkombëtare
- 14:26 PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA
- 14:12 Irani deklaron se nuk ka bisedime me SHBA-në, teksa vendos kushte për negociatat e ardhshme
- 14:06 Vala e të nxehtit në Evropë, Belgjika regjistron shkallën më të lartë të vdekshmërisë
- 13:58 BE-ja dërgon avionë dhe zjarrfikës për të luftuar zjarret në Francë dhe Spanjë
- 13:53 Të shtëna me armë pranë Space Needle në Seattle, 3 të vrarë dhe disa të plagosur! Mes tyre një 2-vjeçar