Analisti: Prisja më shumë guxim nga Berisha në përzgjedhjen e kandidatëve

13 Mars 2025 | 22:47

I ftuar në “NOW me Erla Mëhillin”, analisti Elvis Iljazaj u shpreh i zhgënjyer nga listat e kandidatëve të opozitës.

Ai tha se priste më shumë guxim nga Berisha për emrat që do të vendoseshin për t’u kandiduar dhe shtoi se opozita nuk guxoi.

Iljazaj theksoi se në Shqipëri listat bëhen nga liderët e partive dhe se gjithçka ka qenë në dorën e Ramës dhe Berishës.

Ai shprehu dëshirën që ata që janë futur në listën e hapur të PD të ishin në listën e mbyllur dhe anasjelltas, ata që janë në listën e mbyllur të ishin në listën e hapur.

“Listat janë bërë nga Sali Berisha dhe Edi Rama dhe çdo diskutim tjetër për këtë, është kot. Opozita, duke qenë se nuk ka mjetet e pushtetit, e ka për detyrë që të bëjë një listë më të mirë. Të bësh lista është dhimbje koke për drejtuesit, aq më tepër për PD-në që kishte dhe aleatët. Te Partia Socialiste unë shoh një metodologji të qartë të hartimit të listave, ka parim, ka promovim dhe inxhinieri elektorale – e mirë, e keqe, këtë e diskutojmë. Te PD shpresoja që të tregohej më kurajoze, por më duket se listat janë pa kurajo dhe sikur nuk kanë guxuar mjaftueshëm. Berisha duhet të kishte guxuar, nuk shoh risi, nuk shoh inovacion. Lista e hapur e PD duhet të ishte listë e mbyllur, ndërsa ajo e mbyllur duhet të ishte e hapur – domethënë, logjikë e përmbysur. Nuk po flas për primaret, për të cilat isha kundër, sepse krijojnë këto probleme politike. Ka 12 vjet në opozitë, ka një pushtet të konsumuar, do doja që të guxonte me më shumë kurajo. Duket sikur e ka të blinduar mbrojtjen, por në sulm nuk ka talente,” tha Iljazaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia shoqëron aktivistin Arben Kola dhe një protestues tjetër gjatë tubimit në Tiranë (VIDEO)

Forca të shumta policie kanë shoqëruar aktivistin Arben Kola dhe një protestues tjetër në zonën pranë Rrugës së Elbasanit, ku qytetarët dhe aktivistët vijojnë protestën...
10:11 | 27/07/2026

Protestuesit zhvendosin tubimin nga Parlamenti në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe Unazën e Tiranës (VIDEO)

Duke parë kordonet, masat e shtuara të sigurisë dhe bllokadën e policisë pranë Parlamentit, protestuesit duket se kanë ndryshuar strategjinë e tyre të protestës. Ata...
09:45 | 27/07/2026

Nga vezët te domatet e specat, protestuesit ndryshojnë “arsenalin” para Parlamentit (VIDEO)

Ndryshe nga protesta e kaluar para Parlamentit, ku protestuesit dhe aktivistët ishin “armatosur” me vezë, këtë të hënë ata kanë mbërritur në tubim me domate...
09:37 | 27/07/2026