Gazetari për zgjedhjet e 11 majit: S’do ketë fitues të pastër, shkak partitë e reja
Gazetari Berat Buzhala ka bërë një pasqyrim se si i sheh ai të pozicionura partitë politike krahasuar me numrin e votave nga zgjedhjet e vitit 2021.
Sipas gazetarit, këtë vit partitë politike, njëra më shumë e tjetra më pak, do të pësojnë rënie të votave. Buxhala i kushton një rëndësi të veçantë dhe partive të reja, 3 nga të cilat i sheh të profilizuara mirë politikisht.
“Besoj se votat e vitit 2021 nuk do të mund të ruhen. Në 2021 PS kishte 226 mijë vota në Tiranë, PD kishte 182 mijë vota, LSI kishte 28 mijë, PSD kishte 13 mijë. Këto vota nuk do të ruhen në këtë mënyrë, kjo pasi do të kemi vota edhe për Agron Shehajn, Arlind Qorin, Adriatik Lapajn.
Është hera e parë që unë nuk shoh as minimumin e fraksioneve brenda partisë. Më shumë duken si zgjedhje monarkike. Mendoj që pluralizmi politik në Shqipëri lind këtë vit. Partitë e reja për herë të parë janë të profilizuara politikisht. Kemi tre subjekte politike ku dy janë të profilizuara mirë, Qori dhe Shehaj. Lapaj është pak më shumë oportunist por gjithsesi ka votën e vet.
Harta elektorale e Tiranës do të jetë shumë më ndryshe nga viti 2021. Nuk e shoh PS dhe PD të arrijnë kuotën e votave që kanë pasur 4 vitë më parë, pasi shoh rënie nga të dyja partitë”, tha Berat Buzhala.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulim arkeologjik në Rromës, zbulohet çezma e periudhës së hershme osmane në Selenicë (FOTO)
Sherr me thika pranë pedonales në Durrës, plagosen tre të rinj
75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë dollarë nga SHBA
- 12:06 Përfundon protesta para Kuvendit, protestuesit marshojnë drejt Komisariatit Nr. 1 ku mbahen të shoqëruarit
- 12:00 Zbulim arkeologjik në Rromës, zbulohet çezma e periudhës së hershme osmane në Selenicë (FOTO)
- 11:04 Sherr me thika pranë pedonales në Durrës, plagosen tre të rinj
- 10:54 75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë dollarë nga SHBA
- 10:52 Berisha: Mbështesim huanë me SHBA por nuk votojmë procedura antikushtetuese
- 10:50 Bardhi: Mazhoranca nuk na vuri në dispozicion marrëveshjen e huasë me SHBA-në për mbrojtjen