Studentë dhe qytetarë mbërrijnë në Beograd që në mëngjes, sot protesta e madhe
Studentë dhe qytetarë kanë mbërritur në Beograd që herët në mëngjes, në protestën e studentëve të thirrur “15 me 15” të viktimave në Novi Sad, duke ecur në këmbë, ndërsa, shoferët i përshëndesin me bori dhe dëgjohen sirenat.
Nisjet e shumta të autobusëve nga qytetet tjera drejt kryeqytetit janë anuluar, raporton Danas.
Mbrëmë është mbajtur një pritje madhështore për studentët dhe nxënësit që janë nisur në këmbë drejt kryeqytetit. Mbledhja e bllokadës është planifikuar për sot në disa lokacione në Beograd, me fillimin e tubimit qendror në orën 16:00 para Kuvendit të Serbisë.
Protestat e studentëve në Serbi po vazhdojnë prej më shumë se katër muaj dhe tani për tani nuk po duket se do të marrin fund. Por nuk dihet se cili do të jetë as epilogu i tyre. Autoritetet në Serbi vazhdojnë të pretendojnë se të gjitha kërkesat e studentëve janë përmbushur dhe i bëjnë thirrje komunitetit akademik që të angazhohet për dialog. Mirëpo edhe këto thirrje për dialog janë zvogëluar ditët e fundit. Krijohet përshtypja se krerët e regjimit kanë vendosur edhe një herë për taktikën e tyre të preferuar: blerjen e kohës dhe lodhjen e kundërshtarit, shkruan KosovaPress.
Protestat filluan kundër korrupsionit dhe me kërkesën për përgjegjësi për shkak të rrëzimit të çatisë së stacionit hekurudhor në Novi Sad në fillim të nëntorit të vitit të kaluar, ku humbën jetën 15 persona dhe dy u lënduan. Por tani ato janë kthyer në një lëvizje masive që kërkon zgjidhje politike.
Protestuesit hedhin vezë në drejtim të makinës së Ballës, largohen me shpejtësi drejt ambienteve të xhamisë së Namasgjasë (VIDEO)
U shoqërua gjatë protestës, lirohet aktivisti Arben Kola: U ndjeva si shqiponjë
75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë dollarë nga SHBA
- 11:22 Zinedine Zidane merr drejtimin e kombëtares së Francës
- 10:59 Procesi gjyqësor ndaj Laert Haxhiut, dëshmon në GJKKO Xhuliano Xhaferraj: Ja çfarë më tha i ati i Laertit pas ngjarjes
- 10:48 Tentativa për vjedhje llogarish në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Mos klikoni në linke të dyshimta
- 10:24 Aksidenti i 4 korrikut në Lezhë, ndërron jetë në Spitalin e Traumës 71-vjeçari
- 10:21 Aksident me tre automjete pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, bllokohet qarkullimi në hyrje të Elbasanit (VIDEO)
- 10:16 104 vjet miqësi SHBA-Shqipëri, Ambasada Amerikane në Tiranë: Një lidhje që historia nuk mundi ta prishte