Berisha mbërrin në Kryeministri, Luçiano Boçi: Pse u mbyll pikërisht tani TikTok

15 Mars 2025 | 19:32

Luçiano Boçi, nënkryetar i PD-së, ka ngritur disa pyetje lidhur me mbylljen e TikTok në Shqipëri, e cila soli dhe protestën e sotme. Ai thekson se kjo masë, e marrë disa javë para nisjes së fushatës elektorale, ngre dyshime mbi motivet dhe pasojat e saj.

“Ngrihen disa pyetje normale tani,” tha Boçi. “Pse u mbyll pikërisht tani TikTok, para fushatës elektorale, dhe pse ky vendim u mor për një periudhë vetëm 1-vjeçare? Cfarë do të ndodhë me këtë rrjet social? A do të edukohen përdoruesit dhe menaxhuesit e tij?”

Boçi gjithashtu theksoi se mbyllja e TikTok mund të jetë një zgjidhje jo e duhur për të parandaluar përhapjen e informacioneve që kanë efekte negative tek të rinjtë. Sipas tij, vendet e tjera kanë përdorur filtrat e informacionit si një mjet efektiv për të parandaluar përhapjen e përmbajtjes që mund të shkaktojë dhunë apo ndikime negative.

“Një zgjidhje më e pranueshme do të ishte përdorimi i filtrave për të mbrojtur përdoruesit, sidomos ata më të rinjtë,” shtoi ai.

Nga ana tjetër, kreu i PD, Sali Berisha ka zbritur nga shtëpia e tij drejt Kryeministrisë, për t’iu bashkuar protestuesve.

Teksa zhvillohet protesta kundër mbylljes së Tik Tok, qytetarët dhe aktivistët kërkojnë më shumë transparencë dhe mbrojtje për lirinë e shprehjes në rrjetet sociale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026