Papunësia zbret në nivelin 8.8%, Shqipëria përballet me mungesë fuqie punëtore

15 Mars 2025 | 22:43

Viti 2024 shënoi një rënie të papunësisë, e cila arriti një nivel të ri prej 8.8%. Shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 0.7 pikë përqindje në krahasim me të njejtën periudhë të një viti më parë, por është rritur krahasuar me tremujorin e tretë të po të njejtit vit.

Sipas shifrave të INSTAT, niveli i papunësisë për vitin 2024 vlerësohet më poshtë se vitet e tjera, por ajo që mbetet shqetësuese është niveli i papunësisë tek të rinjtë.

Shifrat zyrtare tregojnë se, për tremujorin e katërt të vitit 2024, shkalla e papunësisë për popullatën 15 vjeç dhe më lart është 8.8%, krahasuar me 9.5% në tremujorin e katërt të vitit 2023.

Shkalla e papunësisë sipas INSTAT

Shqipëria dhe Spanja janë në nivel të barabartë për sa i përket papunësisë dhe kryesojnë Europën për shkallën më të lartë të papunësisë tek të rinjtë e grupmoshës 15-29 vjeç.

Pas tyre renditen Greqia, Serbia, Suedia dhe Finlanda.

Nga ana tjetër, sektorë të shumtë janë duke vuajtur për shkak të mungesës së fuqisë punëtore. Të rinjtë shqiptarë preferojnë të emigrojnë në kërkim të mundësive më të mira ekonomike jashtë vendit.

Euronews ka siguruar të dhëna nga AKPA për numrin e shtetasve të huaj që kanë kërkuar të punojnë në Shqipëri.

Gjatë vitit 2024, janë aprovuar rreth 13,000 aplikime online për leje unike që mundësojnë qëndrimin për motive punësimi.

Shumica e shtetasve të huaj vijnë nga Italia, Turqia, Kosova, India dhe Filipinet.

Miratimet për punësim janë bërë për shtetas të huaj në këto sektorë ekonomikë: akomodim dhe shërbim ushqimor, aktivitete të tjera shërbimi, sektorin e ndërtimit, tregtinë me shumicë dhe pakicë, si dhe industrinë përpunuese.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka arritur një minimum të ri historik. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, Euro kembehet 95.3 lekë, niveli...
14:43 | 04/06/2026

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës publikoi të enjten çmimet e reja të karburanteve në vend. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN...
13:28 | 04/06/2026

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026