Tre vdekje nga overdoza në 2024, Tahiri: Po ulet mosha e përdoruesve të drogës

16 Mars 2025 | 19:52

Andrin Tahiri, shefi i toksikologjisë në spitalin Nënë Tereza, tha për “Health o’clock”, në Euronews Albania se fenomeni drogë po bëhet pjesë e kulturës së adoleshentëve.

Ai tha se ka një tendencë për ulje të moshës, ndërsa shtoi se tashmë ka fëmijë 13-14 vjeç kanë kuriozitet për të provuar lëndë narkotike.

“Ka tendencë të ulje të moshës. nuk është trend, por ka një tendencë. Sidomos për marijuanën se është më e lirë. Ka mosha 13-14-15, po tenton të ulet.

Një ndër thirrjet që do bëja është mos tentoni të provoni e të eksperimentoni me drogat në vegjëli. dëmet janë të pallogaritshme. Dëme me humbje të kujtesës. Ul koeficientin e inteligjencës. Ndikon drejtpërdrejtë në mënyrën e të arsyetuarit. Shkon deri në skizofreni”,-tha Tahiri.

I pyetur nëse ka pasur raste të overdozave, Tahiri tha:

“Patjetër që ka, por nuk kemi pasur shumë raste të overdozave me fatalitet. vitin që shkoi kemi pasur 2-3 raste. Trendi i moshës është 16-40 vjeç. Ka pacientë që janë në karrierë në përdorimin dhe abuzimin me drogat”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hipertensioni i patrajtuar mund të çojë pacientin drejt dializës apo heqjes së veshkës, ja çfarë thotë doktoresha

E ftuar këtë të diel në Health O’Clock me Brunilda Cami, doktoresha Marsida Duli foli në lidhje me hipertensionin, ku sipas të dhënave thuajse 1...
18:06 | 24/05/2026

Rrëfimi i një nëne me djalin pjesë e spektrit autik: Ka pasion të këndojë, jam e vendosur ta mbështesë

Në emisionin Health O’clock këtë të diel në Euronews Albania, me moderatore Bruna Cami, ka qenë e ftuar nëna e një fëmije me spektër autik....
17:24 | 05/04/2026

Njihuni me embriologen shqiptare që ka krijuar 22 bebe

Sidi Dunolli, embriologia e cila drejton laboratorin në Qendrën Koço Glozhieni, rrëfen në Health o’Clock me moderatoren Bruna Cami në Euronews Albania mbi eksperiencën e...
17:31 | 29/03/2026