Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u largua, policia shpall në kërkim 29-vjeçarin

16 Mars 2025 | 21:06

Një aksident tragjik ndodhi në fshatin Mëmëlisht në Pogradec, ku një automjet përplasi një këmbësor, i cili ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

 55 vjeçari Ilir Mimini, u godit rreth orës 18:45 nga një automjet i drejtuar nga D. J., 29 vjeç, i cili u largua nga vendi i ngjarjes.

Pas një ndjekjeje intensive dhe vëzhgimit të kamerave të sigurisë, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor identifikuan automjetin dhe drejtuesin e tij, i cili është shpallur në kërkim nga policia.

Aktualisht, vijon puna për kapjen e shtetasit D. J., ndërkohë që materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte

Pas parashikimeve meteorologjike për përfshirjen e zonës së Vlorës nga fenomene të paqëndrueshme atmosferike gjatë ditës së premte, Bashkia Vlorë u ka bërë apel qytetarëve...
15:33 | 23/07/2026

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më...
15:19 | 23/07/2026

Seanca plenare, mbërrin në Parlament kryeministri Rama. Policia formon gardhin metalik (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Parlament, aty ku po mbahet seanca e radhës plenare. Gjatë ditës së sotme nuk kanë munguar tensionet, si jashtë...
14:45 | 23/07/2026