Rama: Zgjedhjet e 11 majit, hap vendimtar drejt anëtarësimit të Shqipërisë në BE

17 Mars 2025 | 09:45

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me kandidatët për deputetë të PS për qarkun e Tiranës, ku u shpreh se zgjedhjet e 11 majit kanë një rëndësi gjeopolitike.

Sipas tij me fitoren e PS-së Shqipëria do të afrohej më shumë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ndërsa theksoi se falë votës së emigrantëve, synohet që kjo parti të sigurojë deri në 1 milion vota.

“Ne jemi një parti e gjerë, e mbështetur nga vullneti i 800 mijë zgjedhësve, dhe me votën e diasporës synojmë të arrijmë 1 milion. Të gjitha zgjedhjet kanë qenë të rëndësishme, dhe një parti si e jona hyn për të fituar. Çdo zgjedhje ka pasur peshën e vet mbi ecurinë e vendit, por këto zgjedhje kanë një peshë specifike dhe të veçantë. Që nga zgjedhjet e para pluraliste të vitit 1991 dhe 1992, këto janë të parat që kanë një rëndësi gjeopolitike të veçantë për Shqipërinë. Për herë të parë, mundësia e hyrjes së vendit në Bashkimin Evropian është reale, e prekshme, konkrete dhe aktuale. Pra, patjetër që asnjëherë nuk e kemi vënë në dyshim se ne do të jemi në BE, por asnjëherë si sot kjo nuk ka qenë diçka konkrete dhe aktuale. Është hapur një dritare që nuk do të qëndrojë hapur atje për gjithmonë, por që rrethanat e brendshme të Evropës e kanë hapur, dhe ato rrethana janë përputhur me rrethanat tona të brendshme. Si rezultat i përpjekjeve dhe arritjeve të bëra, ne kemi mundësinë ta shfrytëzojmë këtë moment”, tha Rama.

Rama u ndal dhe te reforma në drejtësi, ku tha se është merita e PS-së për këtë reformë dhe kjo parti është vetëdijshme për kostot e saj.

“Ne jemi autorë dhe udhëheqës të reformës në drejtësi dhe bartës të vetëdijes së plotë se pa këto kostot, ky proces është i parealizueshëm, dhe përballë nesh kemi forca që duan të kthejnë përmbys gjithçka që kemi ndërtuar deri më tani. Deri në fund të vitit 2027, ne do të mbyllim negociatat me BE”, tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026