Shanset për t’u bërë deputet, PS+PD kanë 92 vende të sigurta

17 Mars 2025 | 17:04

2046 kandidatë do të garojnë në zgjedhjet e 11 majit, për 140 vende në parlament. Sistemi zgjedhor garanton 92 vende të sigurta nga listat e mbyllura për partitë e mëdha, ndërsa gara do të mbetet e hapur për të gjithë partitë dhe koalicionet për pjesën tjetër të mandateve.

Zgjedhjet e 11 majit mund të sjellin ndryshime në parlament, nga vota e diasporës dhe futja në garë e disa partive të reja, për të cilat sondazhet diktojnë mbështetje të konsiderueshme.

Në vitin 2021, ishin vetëm 4 parti të cilat prodhuan rezultat, me Partinë Socialiste që mori 74 deputetë, Partinë Demokratike 59, Partinë e Lirisë 4 dhe Partinë Social Demokrate, 3 deputetë.

Në këto zgjedhje PS është e vetme në garë dhe ashtu si Partia Demokratike, me votat që kanë dhe sistemin aktual elektoral, që tani i kanë të sigurt 92 mandate, ose 46 në secilin krah. Por, me votat e bashkuara të PL-së, të cilën këtë herë e ka në koalicion, PD-së i llogariten edhe 4 mandate të tjerë. Po ashtu edhe PSD, do të përpiqet të ruajë 3 mandatet që ka, edhe pse elektorati mund t’i sigurojë më shumë ose t’ia heqë.

Në 11 maj, vota në qarqe do të bëjë diferencën, sepse kodi zgjedhor përcakton prag votash,  cka do të thotë se gara praktikisht do të jetë e hapur për të paktën 41 mandate, e për të cilat do të garojnë 2046 kandidatë në 11 parti dhe koalicione.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026