Djali i Thaçit në lamtumirën e gjyshit: Babin nuk e lejuan të hidhte një grusht dheu

18 Mars 2025 | 13:12

Në mungesë të ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, djali i tij Endrit Thaçi mbajti fjalimin e rastit gjatë ceremonisë së lamtumirës për gjyshin e tij Haxhi Thaçi.

Në fjalën e tij, djali i Thaçit tha se gjyshi i tij i rezistoi sëmundjes, pasi nuk mund të vdiste pa e takuar djalin e tij, i cili ishte në burgun e Hagës.

Djali i Thaçit falënderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen dhe mbështetjen e dhënë, dhe theksoi se gjyshi i tij vuajti shumë nga padrejtësia që gjykata e Hagës i bëri djalit të tij, Hashim Thaçit.

“Gjyshi i rezistoi sëmundjes deri në momentin që babit i dhanë leje dhe shkoi ta vizitonte në spital. Tani ai vdiq me nder por mes vuajtjeve dhe dhimbjes që i solli padrejtësia”

Fjala e plotë

“Të nderuar miq, familjarë dhe të gjithë të pranishëm. Faleminderit nga zemra për ngushëllimet dhe fjalët prekëse. Në emër të familjes Thaçi dhe të babit, ju falenderoj për kujdesin dhe mbështetjen që na keni dhënë. U jemi mirënjohës të gjithëve. Gjyshi asnjëherë nuk është dorëzuar përballë sëmundjeve. Shpresa për të ritakuar babin dhe bashkëluftëtarët e tij në Hagë ishte më e madhe sesa dhimbja e sëmundjeve. Besimi në pafajësinë e tyre ishte më i hekurt sesa akuzat e padrejta. Në muajt e fundit, çdo orë, çdo minutë, priste që babi t’ia hapte derën në spital. Nuk u dorëzua dhe u kthye në jetë disa herë. Ato tre orë bisedë që patëm atë ditë, u bënë tre orët më të rëndësishme të jetës së tij. Ishte një bisedë babë e bir, ku të dy kërkonin lirinë, çlirimin. Vdekjen e shpejtë të gjyshit e pashë në fytyrën e babit kur doli nga spitali. Gjyshi i mbijetoi të gjitha vuajtjeve dhe dhimbjeve që kaluam si popull. Por këto katër vitet e fundit, gjyshi nuk mundi t’i mbijetonte më vuajtjeve dhe dhimbjes që i solli padrejtësia. Një sëmundje e pashërueshme për njerëz të fortë, krenarë dhe me dinjitet. Siç thoshte shpesh ai vetë, “do të vdes pa u koritur”. Gjysh, as sot nuk jemi koritur. Fatkeqësisht, babin nuk e lejuan të të jepte lamtumirën e fundit bashkë me ne. Sot, nuk e lejuan të hedhë një grusht dheu të Drenicës mbi bab por në vend të tij, sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Lugina, dhe kujtimi ynë për ty, gjysh, do të jetë i përjetshëm.

Për ne, gjyshi ishte një kështjellë e pakthyeshme e urtësisë dhe dashurisë. Ai na mësoi se bashkimi është çelësi i çdo fitoreje, dhe personifikimi i këtij bashkimi janë krerët e UÇK-së në Hagë. Le të ndjekim shembullin e tyre për t’u bashkuar dhe për fitore të radhës mbi padrejtësinë.

Ju falënderoj të gjithëve që keni mbështetur familjen tonë, dhe familjet e të gjithë atyre që po mbahen ende në Hagë. Faleminderit për respektin dhe ngushëllimet tuaja. Lamtumirë, gjysh! Prehu në paqe”. e mbylli fjalën e tij djali i Hashim Thaçit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026