E gjithë vëmendja te telefonata me Trump, Putin flet përpara bisedës

18 Mars 2025 | 15:34

Ndërsa vëmendja është e përqendruar te telefonata që Vladimir Purin pritet të zhvillojë me Donald Trump, presidenti rus u shfaq këtë të martë në një takim të Unionit Rus të Industrialistëve dhe Sipërmarrësve.

Në fjalën e tij në takimin e mbajtur në Moskë, Putin u ndal te sanksionet e vendosura nga Perëndimi ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës.

Presidenti rus vijoi kritikat ndaj sanksioneve duke i quajtur ato si “të paligjshme”.

Ai argumentoi se kërcënimi i sanksioneve do të mbetet gjithmonë ekzistent mbi Rusinë.

“Konkurrentët tanë gjithmonë do të duan të frenojnë Rusinë dhe të dobësojnë mundësitë e saj ekonomike dhe teknologjike”.

Ndërkohë, Kremlini konfirmoi se telefonata mes Putin dhe Trump pritet të zhvillohet midis orës 16:00 dhe 18:00 me orën e Moskës.

Aktualisht, Putin vazhdon fjalimin e tij në takim, i cili po transmetohet drejtpërdrejt nga televizioni shtetëror rus.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rifillojnë transportet direkte të mallrave nga Emiratet Bashkuara Arabe në Iran

Një zyrtar iranian ka bërë të ditur se rrugët e drejtpërdrejta të transportit të mallrave nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Iran janë rikthyer, duke...
20:24 | 01/07/2026

Kina i kërkon SHBA-së të ketë kujdes Tajvanin dhe marrëdhëniet të jenë të qëndrueshme

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara të tregojnë kujdes të shtuar ndaj çështjes së Tajvanit, gjatë një telefonate me...
20:20 | 01/07/2026

“PlayStation” nuk do përdorë lojëra në disqe duke nisur nga 2028-a

Nga janari i vitit 2028, lojërat e reja elektronike për platformën legjendare “PlayStation” nuk do të publikohen më në disqe. Lajmin e ka bërë të...
20:12 | 01/07/2026