Kjo mund të jetë arsyeja pse Thaçi nuk u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait

18 Mars 2025 | 17:24

Aktakuza e dytë e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi po konsiderohet të jetë arsye e mundshme që Gjykata Speciale nuk i dha leje atij të merr pjesë sot në ceremoninë e varrimit të babait të tij, Haxhi Thaçi.

Avokati Ardian Bajraktari në një prononcim për KosovaPress, tha se nuk ka bazë për moslejimin e pjesëmarrjes së Thaçit në varrimin e babait të tij, pasi është vendim jo human dhe në kundërshtim me dispozitat ligjore.

Bajraktari theksoi se aktakuza e dytë, mund të ketë pasur impakt në lidhje me refuzimin e kërkesës së Thaçit për të ardhur sot në Kosovë.

Gjykata Speciale në Hagë në dhjetor të dhjetor 2024-ës, ka ngritur aktakuzë të re ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt e Fadil Fazliut, për vepra që lidhen me pengimin e drejtësisë.

Babai ish-presidentit Thaçi vdiq të dielën, disa kohë pasi u raportua se gjendja e tij shëndetësore ishte e rëndë. Ditë më parë, Thaçi vizitoi të atin në Klinikën Interne pranë QKUK-së, ku tashmë i ndjeri po trajtohej.

Varrimi i tij u bë sot në orën 15:00 në varrezat e fshatit Burojë të Skenderajt.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë

Bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë të Adem Demaçit kanë bërë homazhe pranë varrit të Nderit të Kombit, në tetëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Deputeti i...
14:55 | 26/07/2026

Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe tek lapidari në vendin e rënies së heroit Enver Zymeri në Varage të Zubin Potokut,...
14:36 | 26/07/2026

Vuçiç: Kosova pjesë e Serbisë, po forcojmë ushtrinë për të mbrojtur vendin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Kosova është pjesë e Serbisë, gjatë ceremonisë së promovimit të oficerëve të rinj të Forcave të Armatosura Serbe,...
19:30 | 25/07/2026