Top zanor ndaj protestuesve? Serbia kërkon hetime nga Rusia dhe SHBA

19 Mars 2025 | 15:18

Kryeministri në dorëheqje i Serbisë, Millosh Vuçeviç, tha se i ka dërguar një kërkesë Byrosë Federale të Hetimit (FBI) të Shteteve të Bashkuara dhe Shërbimit rus të Sigurisë (FSB), për të kryer hetime të pavarura nëse është përdorur ose jo topi zanor në protestën e 15 marsit në Beograd.

Duke folur për Televizionin Pink të Serbisë, Vuçeviç tha se i ka nënshkruar zyrtarisht dokumentet dhe se, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme, përkatësisht ambasadave serbe në Uashington dhe Moskë, ua ka dërguar kërkesat shërbimeve të sigurisë së këtyre vendeve.

“Me përgjegjësinë më të madhe mund të them se, më 15 mars, në asnjë lokacion, nuk është përdorur topi zanor apo diçka e ngjashme. Asnjë urdhër nuk është lëshuar për të dhe askush nuk e ka parë atë pajisje. Është e pamundur të mos ketë lëndime shëndetësore në momentin që përdoret ajo pajisje. Ajo shkakton pasoja të menjëhershme”, tha Vuçeviç.

Më herët, Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë njoftoi se ministri Ivica Daçiq i ka dërguar një letër drejtorit të FBI-së, Kash Patel, duke e ftuar të ndihmojë në një analizë në fushën e përdorimit të pajisjeve që lëshojnë valë zanore.

Ndihma u tha se u kërkua “duke marrë parasysh se Ministria e Brendshme është përballur me akuza publike dhe mediatike, se anëtarët e saj kanë përdorur ‘top zanor’ gjatë një mitingu publik, të mbajtur në Beograd më 15 mars”.

Daçiq tha për portalin “Danas” se policia posedon armë sonike, ose “topa zanorë”, dhe se këto sisteme, të cilat janë blerë në vitin 2021, janë në pronësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Daçiq tha se këto sisteme ruhen në kuti në depo, se janë në pronësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme, por se nuk janë futur në përdorim dhe nuk janë montuar në ndonjë mjet apo sistem.

Paraprakisht, zyrtarë të lartë shtetërorë të Serbisë këmbëngulën se as policia dhe as ushtria nuk posedojnë “topa zanorë”.

“Ka qenë një deklaratë e paqartë. Ajo që nënkuptohej me të, ishte se Ministria e Brendshme nuk e ka përfshirë këtë mjet në arsenalin e saj të mjeteve shtrënguese”, tha Daçiç për “Danas”-in.

Zyrtarët i mohuan edhe akuzat e organizatës ndërkombëtare joqeveritare, “Earshot”, e cila, në bazë të analizave të videove dhe audio-incizimeve nga protestat e 15 marsit, deklaroi se në to dëgjohet tingull i prodhuar nga arma Vortex Ring Gun, apo topi Vortex.

Videot e postuara në rrjetet sociale treguan qytetarë të mbledhur në protestë, të cilët, pasi dëgjojnë një zhurmë, largohen anash me nxitim.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë

Bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë të Adem Demaçit kanë bërë homazhe pranë varrit të Nderit të Kombit, në tetëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Deputeti i...
14:55 | 26/07/2026

Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia

Pesë persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një automjet me shtatë pasagjerë doli nga rruga dhe ra në...
14:46 | 26/07/2026

Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe tek lapidari në vendin e rënies së heroit Enver Zymeri në Varage të Zubin Potokut,...
14:36 | 26/07/2026