Barometri| Cili politikan pëlqehet më shumë 2 muaj para zgjedhjeve në Qarkun Tiranë
Barometri Euronews – Albania ka zhvilluar matjen e parë zgjedhore për Qarkun e Tiranës. Metodologjia e përdorur është sërish kampion rastësor i shtresëzuar dhe madhësia e kampionit ka qënë 1000 qytetarë të pyetur në gjithë territorin e Qarkut Tiranë, ballë për ballë.
Periudha kohore e mbledhjes së të dhënave për matjen e parë zgjedhore të Qarkut Tiranë, të Barometrit Euronews-Albania është 15-25 Shkurt 2025.
Matjet e para politike të Barometrit Euronews Albania në Qarkun Tiranë për zgjedhjet e 11 Majit sjellin pëlqyeshmërinë që kanë liderët e partive kryesore politike 2 muaj përpara zgjedhjeve në këtë qark.

Edi Rama në matjen e parë në Qarkun e Tiranës ka 50.3% mendim pozitiv dhe 47.1% mendim negativ.
Agron Shehaj renditet i dyti me 29.9% që kanë mendim pozitiv dhe 39% që kanë mendim negativ për të.
Adriatik Lapaj renditet i treti për mendimin pozitiv me 29.3 % dhe 39.4% mendim negativ.
Më pas vjen Sali Berisha, 28.2% mendim pozitiv për të dhe 66.2% mendim negativ.
Arlind Qori 25.2% mendim pozitiv dhe 45% mendim negativ.
Endri Shabanin ka 17 % mendim pozitiv nga qytetarët e Qarkut Tiranë dhe mendim negativ 43.1 %.
Lulzim Basha 12.7% mendim pozitiv dhe 81.5% mendim negativ.
Enkelejd Alibeaj ka 9.1% mendim pozitiv dhe 59.6 % mendim negativ.
I fundit për pëlqyeshmërinë është Ilir Meta me 5% mendim pozitiv dhe 85.7% mendim negativ.

Nëse krahasojmë shifrat e pëlqyeshmërisë në Qarkun e Tiranës me gjithë Shqipërinë për të njëjtën periudhë kohore në të cilën janë mbledhur të dhënat (15-25 Shkurt) rezulton se Rama, Lapaj, Shehaj, Berisha, Shabani, Alibeaj dhe Meta kanë pëlqyeshmëri më të ulët në Qarkun Tiranë në krahasim me gjithë Shqipërinë, ndërkohë e kundërta ndodh për Qorin dhe Bashën.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit