Tela komenton gjetjet e Barometrit: Tirana u jep shpresë partive të reja për mandate
Analisti Andi Tela ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar matjet e fundit të bëra nga Barometri.
Tela tha se sondazhet e Barometrit tregojnë se numri i të pavendosurve është më i lartë në Tiranë, sipas tij në kryeqytet është ulur mbështetja ndaj dy partive kryesore, kjo sipas tij mund të bëjë që partitë e vogla të arrijnë të marrin mandate në këtë qark.
“Në faqen e 12. Ne kemi një elektorat që ka 12 vite që shikon një parti në pushtet që shoqërohet me korrupsion dhe pakënaqësi. Në sondazhin e parë kemi thënë që 70% e publikut konstaton se problemet më të mëdha janë çmimet e larta, kostot e jetesës dhe korrupsioni. Kemi pakënaqësi totale. Te faqja 12 shikojmë se numri i të pavendosurve është më i madh në Tiranë se në pjesën tjetër të Shqipërisë.
Kemi ulje të dy partive kryesore dhe këtu shpjegojmë rritjen e partive të vogla. Publiku prej vitesh kërkon që të dalë një forcë tjetër politike që të thyej fuqinë e dy forcave të mëdha. Pavarësisht se shifrat janë të ulëta, janë shpresëdhënëse, në kuptimin që Tirana mund të jetë i vetmi qark ku partitë e reja mund të prodhojnë mandate, në qarqet e tjera është shumë e vështirë për shkak të ligjit elektoral që ato të mund të prodhojnë mandate”,-tha analisti Tela.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh