Kontrollet e SPAK, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Arbër Veliajt dhe Ajola Xoxës
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga Arbër Veliaj dhe Ajola Xoxa, të cilët kundërshtonin kontrollet e ushtruara në banesat dhe bizneset e tyre më 6 dhjetor 2024, me vendim të GJKKO-së dhe kërkesë të SPAK.
Bashkëshortja dhe vëllai i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kishin apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, por kërkesa e tyre u refuzua nga Gjykata e Lartë.
Në vendimin e saj, Gjykata e Lartë deklaroi:
“Mospranimin e rekurseve të paraqitura nga ankuesit, Arbër Veliaj dhe personi juridik ‘Gogel SHPK’, si dhe Ajola Xoxa dhe shoqëria tregtare ‘Partners Laë SHPK’, kundër vendimit nr. 265 (87-2024-388), datë 24.12.2024, të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.”
Ky vendim vulos përfundimisht ligjshmërinë e kontrolleve të ushtruara nga autoritetet në kuadër të hetimeve të SPAK.
LEXONI GJITHASHTU:
U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij
Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë
Plagosja në Sukth, policia jep detaje: Në pranga 32-vjeçari, 3 persona në spital me plagë
- 13:36 Danimarka miraton vendosjen e misionit në Ngushticën e Hormuzit
- 13:32 U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij
- 13:27 Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë
- 13:26 Plagosja në Sukth, policia jep detaje: Në pranga 32-vjeçari, 3 persona në spital me plagë
- 13:16 U fut në lumë të freskohej nga temperaturat e larta, mbytet futbollisti francez Kenzo Kies
- 13:09 Shkon në 164 numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë