“S’mund të bija në një padrejtësi tjetër”, Sula zbulon pse “u divorcua” nga Lapaj
Deputeti Dashnor Sula ishte këtë të enjte i ftuar në Euronews Albania ku ka qartësuar arsyet se përse ai u largua nga ajo që dukej të ishte një bashkëpunim i tij me koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet” të drejtuar nga Adriatik Lapaj.
Sipas tij kanë qenë Lapaj, Shabani dhe Soko ata që e ftuan fillimisht që të bëhej pjesë e koalicionit, por kjo nuk funksionoi pasi nuk pati garanci te listat e mbyllura.
“Unë pata ftesë nga disa kryetarë partie. Në momentet e fundit më erdhi ftesë edhe nga “Nisma Shqipëria Bëhet”, nuk u kam telefonuar unë, më ftuan ata dhe duke menduar djem të rinj, pranova ftesën e tyre pa detaje.
Te lista e mbyllur këta thanë kemi vënë njerëz kot, kemi vënë njerëzit tanë. Tani njeriu që merrte mandat në Elbasan e sillte vota isha unë. Unë pyeta a janë njerëz kot, a mund të vë unë një njeri kot timin për një efekt garancie? Jo më thanë nuk e bëjmë dot. Nëse nuk tërhiqen sot njerëzit kot si do tërhiqen kur të marrim mandatin. Unë iki nga padrejtësia, të bie në një padrejtësi tjetër, nuk është normale”,-tha Sula.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin