Apartamenti përfshihet nga zjarri në Gjirokastër, evakuohen banorët e pallatit

21 Mars 2025 | 16:25

Një zjarr ka shpërthyer në një apartament në katin e dytë të një pallati në lagjen “18 Shtatori” në Gjirokastër.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike nga pajisja e kondicionerit.

Flakët dhe tymi u përhapën drejt katit të tretë, por ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve bëri të mundur izolimin dhe shuarjen e plotë të tij, duke parandaluar rrezikun për banesat e tjera.

Për arsye sigurie është ndërprerë furnizimi me energji elektrike në zonë ndërsa policia ka evakuuar banorët e pallatit.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar ose për probleme të shkaktuara nga tymi. Aktualisht, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Një nga banorët e pallatit ka folur për gazetarët, duke thënë se një person nga pallat përballë ka vënë re zjarrin dhe ka lajmëruar menjëherë shërbimin zjarrfikës, i cili mbërriti shumë shpejt dhe arriti të fikë flakët.

“Zjarrin e pa dhe njoftoi një person që ishte përballë, dhe zjarrfikësit erdhën shumë shpejt. Patëm frikë se flakët po dilnin sipër, por për fat të mirë, ata e kapën situatën në kohë. Zjarrfikësit erdhën shumë shpejt, po ashtu dhe një makinë tjetër me ujë që e furnizoi përsëri, dhe duke pasur mjaftueshëm ujë, e fikën zjarrin pa problem. Ishim në një orar dreke, dhe shumë ishin në gjum por dolën të gjithë jashtë, pasi policia erdhi brenda pallatit dhe i njoftoi të dilnim. Kur dolëm jashtë, pamë që gjithçka ishte e sigurt, dhe gjithçka mbaroi me aq”, tha një nga banorët e pallatit.

Ndërkohë po këtë të premte vetëm mbas disa minutash Policia e Gjirokastrës është sinjalizuar për një tjetër zjarr kësaj here në lagjen Granicë. Zjarri përfshiu një ambient të jashtëm të një banese, i përdorur për ruajtjen e pajisjeve të vjetra shtëpiake duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale. Falë ndërhyrjes së shpejtë flakët u shuan dhe nuk kishte probleme për banorët e zonës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Furgoni me pasagjerë del nga rruga në autostradën Tiranë–Durrës, dy të vdekur nga aksidenti tragjik

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në autostradën Tiranë–Durrës. Sipas informacioneve paraprake, një furgon...
15:15 | 30/06/2026

“Planet madhështore”, Rama publikon bisedat e organizatorëve të protestës, qytetari: Mos e ço nëpër mend dorëheqjen

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale atë që ai e paraqet si një bisedë të pretenduar në një grup WhatsApp të organizatorëve të...
15:09 | 30/06/2026

“Shoqërohen 6 protestues”, Agron Shehaj: U dhunuan hapur përpara kamerave

Agron Shehaj i është bashkuar turmës së protestuesve në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Shehaj deklaroi për mediat se janë 6 protestues të arrestuar për...
14:40 | 30/06/2026