Përdornin qendrat e masazhit për prostitucion, Prokuroria çon në gjyq 2 vëllezërit
Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka çuar për gjykim 2 vëllezërit Mario dhe Andi Roshi, administratorë të 2 qendrave masazhi, të cilët rekrutonin femra për t’i punësuar si masazhatore, por më pas i detyronin të kryenin shërbime seksuale kundrejt pagesës.
Nga hetimet prokuroria provoi se pasuritë e tyre, nuk justifikohen nga të ardhurat dhe dyshohet se rrjedhin nga veprimtaritë kriminale.
Për këtë arsye me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, u sekuestruan pasuritë e mëposhtme të cilat nuk justifikohen nga të ardhurat e ligjshme të siguruara ndër vite: ‘Njësi’, sipërfaqe 34m2; ‘Apartament’ me sipërfaqe 106.4m2, rruga ‘Hoxha Tahsin’; ‘Post Parkimi’ me sipërfaqe 41.2 m2 në Tiranë; dhe Tre automjeteve tip ‘Benz’, ‘Volksëagen’ dhe ‘Scoda Octava’.
Për sa më sipër, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kërkoi dërgimin në gjyq për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, për dy të pandehurit.
LEXONI GJITHASHTU:
- Aksion në Korçë kundër basteve të paligjshme, arrestohen 10 persona
- Përfundon aksioni policor në 21 lokacione në Mitrovicë, arrestohen 16 persona
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut