Kandidati i PS për deputet: Fokusi im, të rinjtë. Ja problemet kryesore që kanë

23 Mars 2025 | 21:32

Glinxhet Madhi, kandidati për deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës, ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Euronews Albania ku tha se fokusi i tij janë problemet e të rinjve.

Madhi tha se fushata e tij si kandidat për deputet do të përqendrohet te problemet e përditshme të të rinjve, pasi sipas tij dikush që i njeh nga afër problemet mund të ndihmojë më tepër.

“Te votuesit në fakt unë flas për problemet e përditshme të të rinjve. Unë kam target të rinjtë, pasi kam të njëjtat halle e probleme, ndaj më intereson se çfarë do bëjë Partia Socialiste për të rinjtë. unë Shqipërinë tani e shikoj shumë më mirë se para disa vitesh, ndaj unë do i besoja votën një force politike që sjell ndryshim. Unë besoj se kemi probleme në çdo sektor, por kemi pasur edhe përmirësime”,-tha kandidati socialist.

I pyetur se çfarë janë disa nga problemet kryesore të të rinjve, Madhi tha:

“Fokusi te të rinjtë është se si të dalin në tregun e punës, pa dashur të ikin jashtë shtetit. Pra të kenë siguri te paga, të kenë benefite të tjera si studentë”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pamjet me dron nga aksidenti tragjik i furgonit me pasagjerë, 2 të vdekur dhe 7 të plagosur në autostradën Tiranë–Durrës

Këto janë pamjet e siguruara nga Euronews, të furgonit të linjës Tiranë-Berat dhe anasjelltas që u aksidentua këtë të martë në autostradën Tiranë–Durrës, ku si...
15:59 | 30/06/2026

Berisha reagon pas protestës pranë Parlamentit: Policia ushtroi dhunë ndaj qytetarëve, të lirohen të shoqëruarit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas incidenteve të shënuara këtë të martë jashtë godinës së Parlamentit, ku u zhvillua një protestë qytetare....
15:33 | 30/06/2026

Aksident tragjik me dy të vdekur, furgoni me pasagjerë i linjës së Beratit del nga rruga në autostradën Tiranë–Durrës

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në autostradën Tiranë–Durrës. Sipas informacioneve paraprake, një furgon...
15:15 | 30/06/2026