Dy gola nga Manaj dhe një nga Uzuni, Shqipëria mposht 3-0 Andorrën
Shqipëria luajti këtë të hënë sfidën e saj të dytë për eliminatoret e Kampionatit Botëror 2026, në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë ku mposhti me rezultatin 3 me 0 Andorrën.
Me këtë fitore, Kombëtarja renditet e dyta në grupin K, pas kryesueses Anglisë, ndërkohë, Letonia pozicionohet në vendin e tretë, Serbia në të katërtin, por ka dy ndeshje për të luajtur, ndërsa Andorra renditet e fundit.
Minutë pas minute
Gol/Min e 92′ – Myrto Uzuni ka shënuar golin e tretë për Kombëtaren pas një pasimi të shpejtë të Hoxhës nga e majta në qendër, duke e shtyrë topin drejt rrjetës. Goli u rishikua nga sistemi VAR për shkak të dyshimeve për pozicion jashtë loje, por u konfirmua si i rregullt.
Min e 75’ – Broja dhe Laçi i lënë vendin Pajazitit dhe Uzunit
Min e 67’ – Gjimshiti i lë vendin Kumbullës.
Min e 45′ – Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri 2 – 0 Andorra
Gol/Min e 19′ – Një top i gjatë i zotëruar nga Armando Broja i cili është futur fuqishëm në zonën kundërshtare dhe i ka dhënë një asist Rey Manajt i cili ka dyfishuar shifrat në minutën e 19′.
Gol/Min e 9′ – Kombëtarja ka kaluar në avantazh në minutën e 9′ të takimit me anë të futbollistit Rey Manaj i cili pas një krosimi nga një goditje dënimi e ekzekutuar nga Asllani ka shënuar me kokë.
Djemtë e Sylvinhos u përballen me Andorrën, pas humbjes me Anglinë. Në këtë ndeshje, ra në sy aktivizimi i sulmuesit Armando Broja nga minuta e parë, ndërsa trajneri nuk ndryshoi prapavijën në krahasim me ndeshjen me Anglinën, por bëri një lëvizje në mesfushë, duke larguar Ramadanin për t’i bërë vend debutuesit Juljan Shehu.
Ndërkohë, në sulm nuk ishte asnjë nga titullarët e ndeshjes me Anglinën, pasi në krahë startuan Broja dhe Hoxha, me Manajn në qendër ndërsa Uzuni u aktivizua si zëvëndësues.
Ndërkohë që po mbrëmjen e sotme me po të njetin rezultat kanë fituar dhe rivalët tanë anglezë të cilët kanë mundur 3 me 0 Letoninë.
FORMACIONET ZYRTARE
SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Aliji, Gjimshiti, Ajeti, Shehu, Asllani, Laçi, Hoxha, Broja, Manaj.
Trajner: Sylvinho
ANDORRA: Alvarez, Borra, Garcia, Babot, Rosas, San Nicolas, Cervos, Jesus Rubio, Rebes, Marc Garcia, Olivera.
Trajner: Koldo Alvarez

LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 15:33 Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte
- 15:19 Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu
- 15:12 Ministri i Brendshëm reagon pas protestës: Opozita përpjekje për të penguar rrugën evropiane të vendit
- 15:03 Opozita bllokon foltoren, mazhoranca miraton propozimin e Ballës për kalimin direkt në votim
- 14:49 Kallas: Bllokada detare e rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite, rrezikon stabilitetin rajonal
- 14:45 Seanca plenare, mbërrin në Parlament kryeministri Rama. Policia formon gardhin metalik (VIDEO)