OKB do të zvogëlojë stafin ndërkombëtar në Gaza për shkak të sulmeve izraelite

25 Mars 2025 | 14:55

Kombet e Bashkuara njoftuan se do të reduktojnë ekipin e tyre ndërkombëtar në Gaza, pas një serie sulmesh të ripërsëritura nga forcat izraelite, të cilat kanë shkaktuar vdekjen e qindra civilëve dhe përfshirë dhe anëtarë të stafit të OKB-së.

Zëdhënësi i OKB-së, Stephan Dujarric, tha në një konferencë shtypi se afërsisht 30 nga 100 stafi ndërkombëtar do të largohen nga Gaza këtë javë.

Ai e pranoi se kjo tërheqje vjen në një kohë kur “nevojat humanitare janë rritur dhe shqetësimi për mbrojtjen e civilëve është intensifikuar.”

Dujarric gjithashtu theksoi se “masa e përkohshme” ishte një “vendim i vështirë” i marrë nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, për arsye sigurie dhe operacionale.

Zëdhënësi i OKB-së konfirmoi gjithashtu se një tank izraelit ishte përgjegjës për sulmin në një kompleks të OKB-së në Deir el-Balah, Gaza qendrore, më 19 mars, që vrau një anëtar të stafit bullgar të OKB-së dhe plagosi gjashtë punonjës të tjerë të huaj.

Deklarata e Dujarric ishte e para që implikoi forcat izraelite në sulmin në një objekt të OKB-së, pas një periudhe të gjatë mohoimi nga ushtria izraelite se ishte përgjegjëse për incidentin.

Sulmi erdhi një ditë pas shkeljes së armëpushimit nga Izraeli, pas dy muajsh paqeje relative me Hamasin.

Stephan Dujarric

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura

Kombet e pasura me shkallën më të lartë të emigracionit gjatë 35 viteve të fundit përfituan një përfitim të madh ekonomik dhe shumë prej tyre...
13:52 | 25/06/2026

Shkon në 5 numri i viktimave nga vala e të nxehtit në Itali, temperaturat priten të kalojnë 40 gradë

Të paktën pesë persona kanë vdekur ditët e fundit për shkak të valës së të nxehtit që ka goditur Italinë. Viktimat punonin në sektorin bujqësor dhe në...
13:51 | 25/06/2026

Danimarka miraton vendosjen e misionit në Ngushticën e Hormuzit

Parlamenti danez miratoi të enjten vendosjen e kontributeve në një mision shumëkombësh në Ngushticën e Hormuzit, sipas mediave vendase. Ligjvënësit vendosën që Danimarka do të...
13:36 | 25/06/2026