Bonusi i pranverës për pensionistët, të moshuarit në Librazhd të pakënaqur
Pranvera nisi me shpërblim për të gjithë pensionistët në të gjithë vendin. Nga e hëna e 3 mars filloi shpërndarja e bonusit të pranverës për 730,430 pensionistë. Por sa ndikon ky bonus në jetën e pensionistëve të Librazhdit.
“Të nevojshëm por të pamjaftueshëm e konsiderojnë bonusin e pranverës pensionistët e qytetit të Librazhdit. Ata shprehen se vështirësitë me të cilën përballen janë të mëdha, ndërsa bonusi bashkë me pensionin e tyre do të shkojë vetëm për ilaçe dhe fatura.”
“100 mijë lekë. A ju ndihmon 100 mijë lekë? Po bereqaves edhe 5 lekë të marim bereqaves. A do ishte më mirë të ishte çdo muaj? Çdo muaj po ne i hamë ilaçe çdo muaj, gati 100 i hamë ilaçe ne muaj. Unë 150 mijë lekë marr çdo muaj, drita ujë, 70 mijë tani në dimër vejnë dritat.”
“Unë jam me qera 100 mijë lekë dua qeranë, unë 200 mijë lekë marr. Ça do marr të marr ilaçe dua 50 mijë lekë ilaçe në muaj apo të ha e të pi.”
Pensionistët theksojnë gjithashtu se duhet rritje reale e pensioneve për të zbutur varfërinë dhe jo bonuse apo indeksim.
“Të ishte çdo muaj se një pension të vogël kam. Sa merrni ju? 180. Ju del? Jo aspak. I mbyllni dot shpenzimet me këtë pension? Jo as 15 ditë nuk shkoj. Ilaçe drita ujë internet kaq, të tjerat interesohen fëmijët.”
“E tërhoqëm, faleminderit, por ne duam të hamë muaj për muaj jo vetëm një muaj. Shumë keq, ne marrim ilaçe, nuk dalin për ilaçe ata lekë që marrim.”
Bonusi është 10,000 lekë për pensionet bazë nën 20,000 lekë dhe 5,000 lekë bonus për pensionet mbi 20,000 lekë. Ai mund të tërhiqet deri më 30 Shtator pranë çdo pike postare dhe bankave të nivelit të dytë.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)