Rama takim me strukturat e PS në Shkodër: Përballë nesh janë njerëz kot pa lidhje…
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Shkodër ku po zhvillon një takim me kandidatët socialistë me të cilët do të kërkojë votën më 11 maj.
Rama tha se në Shkodër dhe në gjithë Shqipërinë PS garon me një skuadër të re të projektuar për PS e 2030 dhe gjeneratës tjetër.
“Kemi bërë atë që asnjë parti s’e ka bërë dhe s’e bën dot, kemi bërë një transfuzion shumë domethënës të gjakut në PS, kemi hedhur bazat e PS 2030 për gjeneratën tjetër. Ajo që filluam me Benetin që rezultoi një histori suksesi, përtej llogoreve partiake është sot edhe në këtë skuadër ku ka njerëz që vijnë nga një histori e gjatë në PS, nga një rrugë e nisur nga PD, nga emigracioni, nga territori por edhe pasionet”, tha Rama.
Kreu i qeverisë theksoi se PS nuk ka përballë asnjë kundërshtar, duke iu referuar kandidatëve të PD në këtë qark të cilët sipas tij janë riciklim figurash që nuk ka lidhje fare me të ardhmen.
“Na duhet mbështetja e socialistëve dhe demokratëve të Shkodrës që janë kthyer prapë te ca personazhe… Si mund të insistohet në të njëjtin budallallëk. Ca personazhe që të vjen zor t’i përmendësh dhe emrin që i kanë vënë në listën e kënetës. Kënetë e vërtetë. Nëse ka akoma një vend që e tregon vetë vendi se ca është këneta, ka qenë Shkodra deri para se Beneti të vinte këtu dhe nëse ka një kartëvizitë, këneta është lista e deputetëve të Shkodrës. Përjashto vetëm një person që është zonja që është në parlament për të cilën kam respekt. Të tjerët janë personazhe qesharakë, groteskë, s’kanë lidhje me çfarë i duhet Shkodrës”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)