Vrasja e Martin Canit, Mario Përlleshaj çohet në gjykim, bie kërkesa e avokatëve

27 Mars 2025 | 16:17

Gjykata e Tiranës ka vendosur këtë të enjte kalimin për gjykim të dosjes penale ndaj Mario Përlleshajt, i akuzuar për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.

Po ashtu gjykata refuzoi kërkesën e palës mbrojtëse për gjykim të shkurtuar.

Ndaj Mario Përlleshajt rëndon akuza për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje në rrethana cilësuese’ ndaj një të mituri dhe kundër dy ose më shumë personave, në dëm të Martin Canit dhe Luis Meçja.

Seanca e kryesuar nga gjyqtarja Migena Laska u ndoq nga prindërit e 14-vjeçarit të vrarë, Engjell dhe Florina Cani, si edhe shoku i plagosur Luis Meçe.

Jashtë seancës shoku i Martinit, Luis Meçe u shpreh shkurtimisht se ata kërkojnë drejtësi.

“Dua të them se kërkojmë drejtësi. Jam gjithnjë i gatshëm të dëshmoj në gjyq”, tha Luis Meçe pas seancës.

Nëna e Martin Canit tha se ishte dakord me vendimet e sotme të gjykatës dhe se do të vijonte të ishte prezente në të gjitha seancat e gjyqit në vazhdim.

Kujtojmë se vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani ndodhi më 18 nëntor 2024, pas një përleshjeje pranë shkollës “Fan Noli”.

Sipas dinamikës së ngjarjes, Martin Cani dhe shoku 14-vjeçar që ai thirri për mbështetje nga Sauku u ndeshën me autorin kur ai i qëlloi me thikë.

Nga plagët humbi jetën Martin Cani dhe mbeti i plagosur miku i tij, Luis Meçe, ndërsa gjatë përleshjes u vetëplagos në parakrah edhe autori i dyshuar Mario Përlleshaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026