Dita kombëtare e Dante Alihgerit, aktiviteti në Tiranë nderon poetin e madh

27 Mars 2025 | 18:28

Poeti i madh Dante Alihgeri nderohet përmes një sërë aktivitetesh në ditën e tij kombëtare, Dantedì, e cila kremtohet në Itali në datën 25 mars të çdo viti, për nder të veprës së tij të pavdekshme.

Me rastin e “Dantedi”, babai i Komedisë Hyjnore u nderua edhe në Tiranë përmes një aktiviteti në Institutin Italian të Kulturës, të organizuar nga Departamenti i Italishtes së Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës.

Gjatë aktivitetit u shfaq një video me protagonistë një grup studentësh të Departamentit të Italishtes, të cilët kanë provuar të dramatizojnë Këngën XXXIII të Parajsës.

“Dita e Dantes kremton Dante Alighierin dhe veprën e tij të pavdekshme, Komedia Hyjnore. Për të festuar këtë ditë të veçantë, nxënësit janë angazhuar në realizimin e kësaj videoje. Veçantia e leximit qëndron në alternimin e pjesëve në italisht dhe në shqip, pikërisht për të theksuar lidhjen e fortë kulturore mes Italisë dhe Shqipërisë, si edhe ndikimin e thellë që Komedia Hyjnore ka pasur në traditën letrare shqiptare, aq sa është përkthyer në disa versione”, tha Daniela Silvano, pedagoge e gjuhës italiane në Fakuletin e Gjuhëve të Huaja në Tiranë.

Për të pranishmit u prezantua gjithashtu edhe një tjetër video, fryt i një projekti të titulluar “Dante, terzine in tutte le lingue del mondo”, realizuar në bashkëpunim me lektoret e dhjetë universiteteve ndërkombëtare, në të cilën studentët recitojnë tercninat më të famshme të Komedisë Hyjnore, si në italisht ashtu edhe të përkthyera në gjuhët e vendeve përkatëse.

Takimi është çelur nga Prof. Mirela Papa, Drejtuese e Departamentit të Italishtes, e cila bëri një analizë të thellë të historisë së përvetësimit dhe përkthimeve të ndryshme të Komedisë Hyjnore në gjuhën shqipe.

Poeti, prozatori, teoricieni i letërsisë, mendimtari politik dhe babai i gjuhës italiane, Dante Alighieri është padyshim një emër i pavdekshëm jo vetëm në kulturën italiane, por në të gjithë botën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në fshatin Zgjanë të Lushnjes, ku specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK), në bashkëpunim me Departamentin...
10:53 | 04/06/2026

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026