Maqedonia e Veriut feston sot 5 vjetorin e anëtarësimit në NATO
Maqedonia e Veriut shënon këtë muaj pesë vjetorin e anëtarësimit të saj në NATO, një prej arritjeve më të mëdha gjeopolitike që vendi ka realizuar që nga pavarësia. Nga data 27 mars 2020, flamuri i shtetit u ngrit në selinë e Aleancës në Bruksel, duke e vendosur vendin në mesin e vendeve që gëzojnë mbrojtje kolektive të NATO-s.
Gazetarja e Euronews Albania, Ferikan Iljazi ka bërë një pasyqrim se si erdhi anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO pas disa pengesave politike.
“Anëtarësimi erdhi pas një periudhe të gjatë negociatash dhe rënieje të pengesave të ndryshme politike, veçanërisht mosmarrëveshjes me Greqinë për çështjen e emrit. Marrëveshja e Prespës, e arritur në vitin 2018, zgjidhi këtë çështje me ndryshimin e emrit zyrtar të shtetit në “Maqedonia e Veriut”, tha ajo.
Në një kontekst gjeopolitik gjithnjë e më të tensionuar, veçanërisht pas agresionit rus në Ukrainë, dhe trazirave në rajonin e Ballkanit, anëtarësimi në NATO ka fituar edhe më shumë peshë strategjike për RMV-në.
“Anëtarësimi i vendit në NATO u vlerësua si arritja më e madhe në historinë e shtetit. Anëtarësimi pasoi pas një përpjekjeje të mëparshme për grusht shteti në prill të vitit 2017. Me anëtarësimin e vendit, aleanca më e madhe politike-ushtarake në botë vendosi kufij të qartë në rajon mes aleatëve ushtarakë dhe kërcënimeve ndaj sigurisë, veçanërisht në Ballkan”, raportoi Ferikan Iljazi.
LEXONI GJITHASHTU:
Hakan Fidan pas takimeve me zyrtarët e BE-së: Turqia synon anëtarësimin në SEPA
Kryebashkiakut të Kuçovës nuk i hiqet mandati, Celibashi: Ligji i dekriminalizimit nuk gjen zbatim në rastin e Kreshnik Hajdarit
Vrasja e dhëndrit, Gjykata e Lartë prish dënimin me burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin
- 16:52 Zbardhet vendimi i plote Kushtetueses mbi çeshtjen e Veliajt: Gjykata e Lartë nuk ka dhënë përgjigje të arsyetuara
- 16:45 Kanadaja nga viti 2027-të do të marrë pjesë në Eurovision
- 16:42 Trump optimist për Iranin: Pati takime shumë të mira në Katar, diplomacia po jep rezultate
- 16:35 Trajneri i Ekuadorit, Sebastian Beccacece jep dorëheqjen pas eliminimit nga Kupa e Botës
- 16:34 PZAP-ja rrëzon 5 ankesa për zgjedhjet në Kosovë
- 16:31 WhatsApp prezanton funksionin e ri, njerëzit mund të zhvillojnë biseda pa përdorur numrin e telefonit