Pogradec, mungesa e krahut të punës pengesë për sektorin e prodhimit dhe shërbimeve

27 Mars 2025 | 19:23

Pogradeci, në dy vitet e fundit, ka pasur një mungesë të theksuar të fuqisë punëtore, mungesë që reflektohet më shumë në sektorin e prodhimit dhe shërbimeve.

Altin Pojanaku ka një furrë në qytetin e Pogradecit. Deri para pak vitesh, ai kishte 12 punonjës, ndërsa sot, për shkak të mungesës së fuqisë punëtore, punon vetëm me bashkëshorten e tij.

“Kemi tre-katër muaj që kërkojmë punonjës, nga më të thjeshtët, pa eksperiencë pune, deri te zanatçinjtë me përvojë. Po bëjmë shumë mundim, por nuk vjen njeri që të pyesë për punë. Ndoshta nuk duan të punojnë, ose mund të kenë shkuar e ikur,” thotë Altin Pojanaku, pronar i një furre buke.

Mungesa e fuqisë punëtore haset edhe në sektorin e transportit. Jori Ibi, menaxher i një firme transporti, tregon se vështirësia e gjetjes së punëtorëve është tejet e madhe, dhe për këtë arsye janë detyruar të përdorin punonjës nga jashtë.

“Nevoja për të zgjeruar punëtorët është e vazhdueshme. Na duhen punëtorë të thjeshtë për transportin, mekanikë dhe gjithashtu profesione të tjera që përfshin zanati ynë. Kërkuam 20 punëtorë, gjetëm disa, por kemi vështirësi në Pogradec. Kemi lidhje kontrate me punëtorë nga jashtë dhe kështu arrijmë qëllimin,” thotë Jori Ibi, menaxher i një kompanie transporti.

Edhe këtë vit, vështirësitë për të gjetur punonjës në sektorin e shërbimeve vazhdojnë të hasen, veçanërisht në sektorin e hotelerisë, restoranteve dhe bareve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: Investitorët e Zvërnecit kanë zhvilluar një nga destinacionet më të vizituara në Katar

Kryeministri Edi Rama ka postuar foto nga një kompleks turistik në një ishull të Katarit, duke e sjellë atë si një shembull suksesi të investimeve...
15:21 | 06/06/2026

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës publikoi të shtunën më 6 qershor 2026 çmimet tavan të karburanteve në vend. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i...
12:57 | 06/06/2026

Një në tre shqiptarë nuk mund të paguajë qiranë, faturat apo pushimet

Rreth 35% e shqiptarëve nuk kanë mundësi të përballojnë shpenzime bazë si pagesat e qirasë, faturat e shërbimeve, një javë pushime larg shtëpisë apo blerjen...
17:27 | 05/06/2026