Sveçla në Slloveni: Sulmi terrorist në Banjskë mbetet çështje e pazgjidhur
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla theksoi se sulmi terrorist në Banjskë më 24 shtator 2023 vazhdon të mbetet një çështje e pazgjidhur dhe kryesit e krimit janë ende të arratisur.
Ai këto komente i bëri sot në forumin e ministrave të brendshëm në kuadër të procesit të BRDO-s, ku të pranishëm ishin edhe komisionerja për Zgjerim Marta Kos dhe komisionari për Punë të Brendshme dhe Migrim Magnus Brunner, shkruan KosovaPress.
Ky forum u mbajt me fokus në forcimin e bashkëpunimit me qëllim të luftimit efikas të terrorizmit dhe trafikimit me qenie njerëzore.
Në fjalën e tij, Sveçla theksoi rezultatet në luftën ndaj terrorizmit por edhe sfidat që kemi në këtë drejtim për shkak të sulmeve të vazhdueshme të Serbisë që të destabilizojë situatën e sigurisë në Kosovë.
Më 24 shtator 2023 në Banjskë, një grup i armatosur i udhëhequr nga Milan Radoiçiç sulmoi Policinë e Kosovës, ku si pasojë mbeti i vrarë Afrim Bunjaku.
Radoiçiç pranoi organizimin e sulmit, pas të cilit iku në Serbi ku vazhdon të qëndrojë i lirë edhe pse Interpoli e ka vendosur në listën e personave të kërkuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar
Vuçiç: Kosova pjesë e Serbisë, po forcojmë ushtrinë për të mbrojtur vendin
- 15:49 U kthye në sensacion të Kupës së Botës, portieri i Kepit të Gjelbër i bashkohet klubit Colo Colo në Kili
- 15:40 1,354 të vdekur nga shpërthimi i Ebolës në Kongo, rritet edhe numri i personave të infektuar
- 15:31 Ish-presidenti Hernandez do të kthehet në Honduras pas faljes nga Trump
- 15:23 Qeveria iraniane paralajmëron për rritjen e çmimeve të naftës
- 15:14 Irani: Është bërë përparim në bisedimet me Omanin për Ngushticën e Hormuzit
- 15:05 Janjiç: Vuçiç ka frikë nga Radojçiç, ai mund të dëshmojë kundër presidentit serb