Analisti serb: Vuçiç mund të përdorë grupin e Banjskës kundër protestuesve nesër
Analisti serb, Dushan Janjiç, tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se nuk përjashtohet mundësia që presidenti serb Aleksandër Vuçiç të fusë në veprim paramilitarë nga ata që morën pjesë në sulmin terrorist të Banjkës në Kosovë kundër protestuesve ditën e nesërme.
Janjiç theksoi se një pjesë e këtyre personave janë stërvitur nga Republika Srpska dhe të tjerë janë trajnuar në Rusi.
“Ka disa zëra nga struktura të brendshme të inteligjencës se diku te 800 njerëz si njerëzit që morën pjesë në sulmin e Banjskës janë të përgatitur nga Republika Srpska, të njëjtat struktura që morën pjesë në Banjskë në Kosovë dhe tanimë janë duke folur me Dodik, një pjesë e tyre janë të trajnuar në Rusi. Në Bosnjë, në Republikën Srpska në policinë e tyre janë me mijëra njerëz të mirëtrajnuar në Rusi. Nuk duhen përjashtuar incidente si ato të Banjskës. Nuk jam pro spekulimeve por po flas me hipoteza, Vuçiç po përballet me një problem, të bindë të tjerët se kemi një revolucion me ngjyra. Mund të kenë disa incidente nesër por ndoshta mund të ndërmarrë të njëjtat lëvizje si Millosheviçi në protestat e mëdha të marsit, pra për të shpërqendruar vëmendjen e ndërkombëtare në Republikën Srpska…Forcat evropiane tashmë janë në Bosnjë dhe i kanë planet, ndonjëherë veprimet ushtarake i ulin problemet. Në Kosovë pas Banjskës nuk ka më diskutim për kontrollin e territorit”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Vuçiç: Situata e sigurisë në Ballkan është seriozisht e lëkundur
- Gjeneralët e Bosnjës letër NATO-s: Rusia po ndërhyn në Ballkan. Vuçiç sjell rrezik
Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE
“Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi
Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president
- 13:46 Dyshime për abuzim me rreth 700 mijë euro, shkarkohet drejtoresha e filialit të Postës në Durrës
- 13:36 Nga Bavaria në Francë, zhduket ngarkesa me 20 tonë djathë me vlerë 80 mijë euro
- 13:35 Jordania rrëzon disa raketa iraniane që synonin një bazë amerikane
- 13:20 Ivi Kaso nuk do të rikandidojë për drejtimin e Sekretariatit Ligjor të PD-së: Do t’i përkushtohem mandatit si deputet
- 13:18 SHBA-të u kthejnë 81 mld dollarë kompanive, Gjykata Supreme i shpall tarifat e Trump të paligjshme
- 13:11 Magyar: Hungaria nuk duhet t’i përkasë më kurrë vetëm një partie