Kanosën një person për t’i marrë 1000 euro, një i arrestuar, nën hetim bashkpunëtori

31 Mars 2025 | 10:04

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin “Imazhi”, ku është arrestuar një person  dhe një tjetër është proceduar penalisht për kanosjen e një 33-vjeçari, që të dorëzonte 1000 euro, në këmbim të fshirjes së disa foto dhe shkrimeve të jetës së tij private nga rrjeti social “Tik Tok”.

I arrestuari është shtetasi me iniciale F. T., 27 vjeç, ndërsa shtetësja me iniciale L. M., 25 vjeçe, u procedua penalisht për kanosjen e të njëjtit person, në bashkëpunim me njëri tjetrin. Ata kërkuan shumën prej 1000 eurosh për të fshirë materialet private nga interneti.

Në kuadër të operacionit, u ndalua edhe shtetasi me iniciale L. H., 21 vjeç, për një rast të ngjashëm kanosjeje të ndodhur më 14 mars 2024, ndaj një shtetasi tjetër, i cili bëri kallëzimin në polici.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026