“Një mot i paqëndrueshëm”, Meteorologia Porja bën parashikimin për muajin prill
Meteorologia Lajda Porja ka bërë parashikimin e motit përgjatë ditës së fundit të këtij 30 marsi dhe javën e parë të muajit prill. Ajo shpjegon se këtë të hënë dhe gjatë gjithë javës do të kemi prezente reshjet e shiut, duke e bërë këtë javë të paqëndrueshme.
“Kjo javë ka nisur me vranësira, do të mbetemi në nuancat e fundit të marsit edhe pse zyrtarisht nga dita e nesërme futemi në muajin e dytë të pranverës. Sot ka pasur rebeshe në zonat jugore dhe juglindore. Mëngjesi i sotëm është relativisht i ngrohtë, minimalet shënojnë 5 gradë në verilindje ndërsa makismalet do të ngjiten në 21 gradë.
Pjesa e dytë e ditës do ketë rebeshe në qendër dhe në jug ku përfshihet Tepelena dhe Gjirokastra, dhe reshje më të pakta në veri. Mund të them që do të jetë një javë e paqëndrueshme pasi nga dita e hënë deri të enjten do të ketë prezencë të reshjeve. Veriu i vendit gjatë kësaj javë do të ketë më pak reshje.
Do të kemi imtervale të ndryshme kohore që do të thotë se do të ketë edhe ndërprerje të shirave gjatë këtyre ditëve”, tha meteorologia.
Porja parashikon se fundjava do të ketë një përmirësim me më pak vranësira. Më tej, ajo tha se muaji prill mund të cilësohet si një muaj dinamik sa i përket temperaturave të motit pasi do përfshihet nga një kohë me diell por herë herë edhe nga reshje dëbore.
“Fundjava do të ketë një përmirësim të motit, do ketë më shumë diell dhe më pak vranësira, ku termometri do të shënojë 23 gradë. Në tërësinë e tij, ky muaj do jetë shumë dinamik, do të ketë të gjitha ngjyrat, diell dhe reshje dëborë nga data 12 deri 17 prill, pra presim reshje dhe erë të fortë kryesisht në zonat malore.
Sa i përket rajonit, në Maqedoninë e Veriut do të kryesojnë reshjet gjatë kësaj jave. Kosova do ketë reshje më të pakta dhe me intensitete të ulëta”, tha Lajda Porja.
LEXONI GJITHASHTU:
AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik
- 22:29 AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
- 22:23 Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
- 22:21 Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë
- 22:11 Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
- 22:10 “PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare
- 21:59 Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset