Konflikt me 1 të plagosur, arrestohet 44-vjeçari i cili ishte prezent në vendngjarje
Policia e Pogradecit ka arrestuar një 44-vjeçar, i cili ishte i pranishëm gjatë ngjarjes së ndodhur më datë 29 mars 2025 në lagjen nr. 3 të Pogradec, ku një person u plagos me mjet prerës.
I përfshirë në ngjarje ishte shtetasi me iniciale M. T., 36 vjeç, i cili mbeti i plagosur, dhe në vijim u arrestua shtetasi me iniciale L. O. për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Po ashtu, u procedua penalisht shtetasi A. B., për “Përkrahja e autorit të krimit”.
Gjatë hetimeve, u zbulua se 44 vjeçari Simon Jesku ishte prezent në momentin që ka ndodhur ngjarja, i cili është larguar me automjetin me të cilin u largua dhe autori nga vendi i ngjarjes.
Simon Jesku kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Korçës për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.
Pas arrestimit, Jesku është dërguar në Komisariatin e Policisë Pogradec dhe është arrestuar për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve