Politikani nga Kosova thekson se një grup kriminal u kërkonte para njerëzve në emrin e tij, duke pretenduar se i nevojiteshin urgjentisht dhe do t’ua kthenin brenda ditës së nesërme.
“Po përfitojnë”- Pacolli: Grupe kriminale në Shqipëri po mashtrojnë në emrin tim
2 Prill 2025 |
09:33
Biznesmeni dhe politikani nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka denoncuar në rrjete sociale disa raste mashtrimi ku keqpërdoret emri i tij.
Sipas Pacolllit grupe kriminale në Shqipëri po përdorin metoda të ndryshme për të mashtruar njerëzit, kryesisht miq të tij, duke u marrë shuma të mëdha parash.
POSTIMI I PLOTË:
LAJMËRIM PËR MIQTË E MI – JU LUTEM LEXONI!
Kohët e fundit janë shfaqur grupe kriminale të sofistikuara që po përdorin metoda të ndryshme për të mashtruar njerëzit dhe për të përfituar shuma të mëdha parash.
Fatkeqësisht, një rast i tillë ka ndodhur edhe me identitetin tim, në Shqipëri.
Një person i panjohur ka përdorur fotografinë time dhe, përmes teknologjisë digjitale, ka imituar edhe numrin tim të telefonit. Ka kontaktuar disa nga miqtë e mi përmes ËhatsApp-it, duke kërkuar para me justifikimin se më duheshin urgjentisht në Tiranë, dhe se do t’i ktheja ditën tjetër.
Mesazhet ishin të tipit:
“Tani urgjentisht më nevojiten para në Tiranë. Po e dërgoj dikë t’i marrë, dhe nesër vij e ua kthej.”
Këto kërkesa kanë qenë për shuma të mëdha – nga 10 deri në 95.000 euro.
Fatkeqësisht, disa persona kanë besuar dhe kanë dërguar para.
Vetëm më 1 prill, një mik i vëmendshëm kuptoi se mënyra e të shkruarit nuk ishte e imja dhe më njoftoi menjëherë.
JU LUTEM: MOS U MASHTRONI!
Unë nuk kërkoj para nga askush.
Nëse merrni ndonjë mesazh të dyshimtë në emrin tim, mos reagoni – por njoftoni menjëherë policinë ose më informoni mua direkt.
Të gjithë së bashku mund t’u kundërvihemi këtyre mashtruesve pa skrupuj.
Ju kërkoj ndjesë për shqetësimin dhe ju falënderoj për mirëkuptimin dhe besimin!
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në...
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës