Ndërron jetë ish-kryebashkiaku i Korçës, vitet e fundit i kaloi në varfëri e i vetëm
Këtë të mërkurë ka ndërruar jetë ish-kryebashkiaku i Korçës, Robert Kotmillo.
Kotmillo drejtoi bashkinë e qytetit juglindor nga viti 1996 deri në vitin 2000.
Intervistën e fundit të jetës ai e dha për Euronews Albania, ku tregoi se jetonte i vetëm dhe në kushte të vështira ekonomike.
Në rrëfimin e tij për Euronews Albania, ai foli për karrierën e tij të pasur, e cila, megjithatë, nuk i la asgjë pas.
“Unë punova 29 vite si kryeinxhinier i ndërmarrjes së frigoriferëve në Korçë, bëra shumë për qytetin dhe vendin. Më pas, isha kryetar i Këshillit të Bashkisë dhe për katër vjet kryebashkiak,” deklaronte ai në intervistën e dhënë më 19 tetor 2024.
Teksa tregoi se ushqimin e siguronte nga një fondacion në Korçë, ai shprehu keqardhjen për korrupsionin në nivelet e larta të politikës shqiptare.
“Më vjen keq kur dëgjoj se gjashtë kryetarë bashkie dhe katër ministra janë në burg. Është e rëndë që persona të tillë, të cilët përfundojnë pas hekurave, të kenë qenë në krye të bashkive apo institucioneve drejtuese të vendit. Shumë e rëndë,” tha ai.
Më poshtë gjeni dhe intervistën e dhën për Euronews Albania:
LEXONI GJITHASHTU:
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës